Raportuesi për Shqipërinë Knut Fleckenstein, ka reaguar lidhur me procesin e zgjedhjeve të 25 qershorit, të cilin e cilësoi si një test i kaluar me sukses
“Shqipëria e kaloi testin e zgjedhjeve, duke qenë se proçesi ishte i qetë dhe u pranua nga të gjitha palët”, tha eurodeputeti.
Ndër të tjera Fleckentesin ka përmendur akuzat për shit/blerje të votës, ndërsa shton se duhet të marrin një rrugë ligjore.
“Nuk kam prova të shit/berjes së votës, por nëse ka prova për këtë, ato duhen të paraqiten para Gjykatës. Për mua shit/blerja e votës është një çështje nderi. Ata që blejnë votën dhe që e shesin atë, nuk kanë nder dhe shkatërrojnë vendin e tyre. Dhe nëse kjo vazhdon, atëherë mirupafshim”, u shpreh Fleckenstein. (D.D/Shuplaka)