Kompania e monitorimit të basteve Federbet ka denoncuar ndeshjen e volejbollit që u luajt në 23 qershor mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit.
Denoncimi ka ardhur sepse sipas Federbet në këtë ndeshje janë luajtur baste anormale me shuma të mëdha parash që Shqipëria do të fitonte në setin e parë me më shumë se 5 ose 6 pikë diferencë.
Shqipëria e fitoi setin e parë të ndeshjes ndaj Azerbajxhanit me rezultatin 25-15.
Njoftimi i Federbet
“Duket se ka probleme të mëdha në botën e volejbollit…
Kompanitë e basteve partnere me Federbetin kanë pranuar shumë baste të çuditshme në 2 ndeshje. Të dyja janë luajtur për Ligën Europiane të Volejbollit.
- Shqipëri – Azerbajxhan (23.06)
- Suedi – Azerbajxhan (25.06)
Siç kemi parë disa javë më parë në Ligën Botërore të Vojelbollit, janë luajtur disa baste të veçantë në shuma të mëdha dhe jo të zakonshme. Në të dy rastet, kundër Azerbajxhanit. Në të dy rastet, shumë të çuditshme. ‘Shqipëria -4.5/-5.5 në setin e parë’ dhe më pas ‘Suedia -4.5/-5.5 në setin e parë’. Në rastin e parë Shqipëria e fitoi setin e parë 25-15, në rastin e dytë Suedia e fitoi setin e parë 25-18…”
(B.H/Shuplaka)