Janë zbardhur rezultatet e dy qendrave të votimit në Burgun “Jordan Misja”, nr. 313, dhe atë “Mine Peza”, nr. 302, në Tiranë.
Këto dy institucione paraburgimi kishin dy qendra votimi nr. 1967 dhe 19671.
Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, në total në këto dy institucione paraburgimesh kanë ushtruar të drejtën e votës një total prej 302 votuesish.
111 prej tyre kanë votuar në Burgun “302” dhe 191 vetë në Burgun “313”.
BURGU 302 QV 1967
PD ka numrin më të madh të votuesve në këtë burg, duke marrë 42 vota. Forcë e dytë në këtë qendër votimi ka qenë Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë, për të cilën kanë votuar 27 vetë. Ish-deputetit Mark Frroku që drejtonet më parë këtë parti duket se ka ndikuar në këtë rezultat.
PKD në këtë burg ndiqet nga LSI, me 20 vota. PS në këtë burg ishte e katërta me 17 vota. Në këtë institucion vuan masën e sigurisë edhe nipi i diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha, i akuzuar për trafik droge. Një votë është regjistruar edhe për Partinë Komuniste të Shqipërisë.
LIBRA është votuar nga 4 persona.
BURGU 313 QV 19671
PS ka marrë shumicën e votave nga 191 votues në total të këtij institucioni, plot 103 vota. Partia e dytë më e votuar është PD, me 54 vota.
LSI ka siguruar 18 vota. Në këtë institucion PKSH është votuar nga 7 vetë. Në këtë qendër votimi është votuar edhe 3 herë për LIBRA-n dhe 6 herë për PDIU.
(M.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2283″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]