00:40 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“Platforma”, takohen liderët e partive shqiptare në Maqedoni, mungon BESA

19:43 | 28/06/2017
në Flash, Politikë, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Platforma”, takohen liderët e partive shqiptare në Maqedoni, mungon BESA

Zbatimi i platformës për shqiptarët e Maqedonisë e nënshkruar në Tiranë ka bërë bashkë liderët e partive shqiptare në Maqedoni.

Megjithatë jot ë gjithë kanë marrë pjesë në takim. Partia BESA dhe Bilal Kasami kanë bojkotuar takimin, duke arsyetuar që takimi të bëhet në kuvend dhe BDI dhe Aleanca për Shqiptarët me shkrim të raportojnë se çfarë është përfshirë në programin qeveritar nga Deklarata e Përbashkët e Partive Politike Shqiptare.

Sipas “Alsat-M”, Propozim-ligji për gjuhën shqipe nuk ishte kryefjala e takimit të sotëm të liderëve të partive politike shqiptare, ashtu siç pritej. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në prononcimin për media deklaroi se janë takuar për të biseduar për pikat e “pakonsumuara” të Deklaratës së partive politike shqiptare, pa precizuar se cilat pika konkretisht janë përfshirë në programin e qeverisë.

“Vlerësuam punën e mirë që është bërë deri më tani. Bëmë një bilanc të të gjithë programeve zgjedhore të partive politike me çka konstatuam se një pjesë e atyre përcaktimeve tanimë veç janë përfshirë në programin e qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Mbetet edhe më tutje që këto takime të vazhdojnë. Më duhen orë të tëra për të shpjeguar se cilët janë pjesë të programit të qeverisë dhe cilat s’janë pjesë e programit të qeverisë “, deklaroi Ali Ahmeti.

Ahmeti fajësoi Besën se me mos-pjesëmarrjen në këto takime po pengon zbardhjen e rasteve që dyshohen si të montuara politikisht.

“Për ne është shumë me rëndësi që ky komision të fillojë të funksionojë, sepse kemi çështje që i kemi ngritur për zbardhje të së vërtetës, sa i përket rastit të Kumanovës, sa I përket rastit të “Monstrës”, sa i përket rastit të “Brodecit” dhe rasteve të tjera që kërkojnë të zbardhet e vërtetë. Tërësisht ky moment është bllokuar nga mos-emërimi i kryetarit të komisionit nga Lëvizja Besa”, tha Ahmeti.

Tryezës së partive politike shqiptare iu shtua edhe PDSH-ja opozitare, me përfaqësuesin e saj, Luan Tresi. Sipas Ahmetit partia e Thaçit do të ketë të drejtë të barabartë me partitë tjera. Tresi që në takim vjen pas takimit të disa ditëve më parë mes Ahmetit e Thaçit, garantoi edhe një herë se kjo parti do të mbështesë ligjet në interes të shqiptarëve.

“Partia Demokratike Shqiptare si parti opozitare është deklaruar se do të mbështesë çdo nismë që ka të bëjë me avancimin e të drejtave të shqiptarëve po edhe të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me proceset euro-integruese” u shpreh Luan Tresi. (B.H/Shuplaka)

 

 

 

 

 

 

 

Etiketa: Maqedoniu-lideret
Pas

Naser Kelmendi lirohet nga paraburgimi, do të mbrohet në liri

Para

DETAJET E REJA/ Biznesmeni që iu bë atentat kishte konflikt pronash me vëllain

Para
DETAJET E REJA/ Biznesmeni që iu bë atentat kishte konflikt pronash me vëllain

DETAJET E REJA/ Biznesmeni që iu bë atentat kishte konflikt pronash me vëllain

Discussion about this post

 



Të Fundit

Britania ul në 16 vjeç moshën për pjesëmarrje në votime

Kërcënimi i SHBA me tarifa rrit rrezikun për Evropën

SHBA-të zhvendosin sistemet mbrojtëse ajrore Patriot nga Zvicra në Ukrainë

Tarifat doganore, presidenti brazilian i përgjigjet Donald Trump-it: Nuk je perandor i botës

Erdogani akuzon Izraelin: Po përdor pakicën e druzëve për t’u zgjeruar në Siri

Kancelari gjerman: Ukraina do të pajiset me sisteme me rreze të gjatë veprimi

Aksident në Gramsh/ Fuoristrada del nga rruga në afërsi të fshatin Sotirë, tre të plagosur

Ministrat e Kosovës ankohen për gjykatën, hesht kabineti i Kurtit pas vendimit të Supremes që i ndalon të mbajnë detyrën kur janë deputetë

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 10 dhe janë aktive 8

Sllovenia shpall dy ministra izraelitë non grata për rolin në krizën në Gaza

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.