06:07 | 23/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

A do të jetë kryetari i ri i Kuvendit? Përgjigjet Ruçi. I prerë që me LSI-në s’do të ketë koalicion (INTERVISTA)

09:30 | 29/06/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zjarri në banesen e Gaz Demit, ngjitur shtëpia e Gramoz Ruçit (DETAJET)

?????????????????????????????????????????????????????????

Gramoz Ruçi është një nga personat më të rëndësishëm në Partinë Socialiste.

Emri i tij gjatë ditës së djeshme është përfolur dhe si Kryetari i ardhshëm i Kuvendit, mirëpo Ruçi në një intervistë për “Gsh” është shprehur se emrat e qeverisë së re do të bëhen publikë vetëm në shtator.

Po ashtu Ruçi ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni me LSI-në, ndërsa ka qenë paksa i paqartë në lidhje me mundësinë e një koalicioni me PD-në.

Zoti Ruçi, a e prisnit të merrnit 74 mandate në këto zgjedhje?

Po, sigurisht që ne e prisnim, pasi për këtë kemi zhvilluar fushatë. Ndaj, ky rezultat ishte një përgjigje që ne morëm nga votuesit shqiptarë. U realizua pikërisht ajo që ne kërkonim dhe vlerësoj mbështetjen që na u dha. Sigurisht kjo është një përgjegjësi e madhe, ndaj ne nuk e shohim as me eufori, por e shohim me realizëm, duke menduar që përgjegjësia është shumë e madhe dhe duhet ta justifikojmë këtë mandat që na u dha nga mijëra shqiptarë.

Ju morët një mandat për të qeverisur vetëm. A do të merrni edhe “bashkëpunëtorë” të tjerë në qeveri, ashtu siç i quajti kryeministri?

Është shpejt për t’i parë këto gjëra. Kemi kërkuar vetëm ritëm më të shpejtë për të ecur përpara dhe s’ka asnjë arsye që ne të mos e ushtrojmë verdiktin që elektorati na dha. Ne do të shpalosim të gjithë përgjegjësinë e nevojshme për të realizuar ato premtime, objektiva dhe pritshmëritë e larta që ka elektorati ndaj nesh. Kur them elektorati, këtu kam parasysh të gjithë shqiptarët, socialistë e demokratë, si dhe partnerët tanë ndërkombëtarë, në lidhje me zbatimin e reformave, të cilat janë të rëndësishme për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Besoni se pas këtyre zgjedhjeve do të hapen deri në fund të vitit negociatat për anëtarësim?

Sigurisht nuk mund të deklarohem për këtë çështje, sepse kjo kërkon vlerësim nga Bashkimi Evropian. Shqipëria sigurisht ka shumë ‘detyra shtëpie’ në lidhje me BE-në. Por sigurisht, standardi i zgjedhjeve që sapo zhvilluam, për mendimin ka vlerësime shumë pozitive.

Për herë të parë votuesit nuk kishin pikë ankthi, frike, qoftë nga policia, shërbimi informativ apo strukturat shtetërore apo qoftë edhe nga akte rrugaçërie. Shqiptarët shkuan në mënyrën më të qetë në zgjedhje dhe shprehën verdiktin e tyre. Në dallim nga fushatat e tjera, kjo fushatë ishte ndryshe. Ishte një fushatë modeste, në kuadër të shpenzimeve.

Kandidaturat që u vunë në lista nga ato problematika që kanë pasur nga zgjedhjet e kaluara ishin të një niveli të lartë dhe rezultati i zgjedhjeve doli shpejt. Nga ana tjetër, subjektet politike, pavarësisht nga retorika emocionale e momentit, të gjitha janë pajtuar me rezultatin e zgjedhjeve. Kjo nuk ishte një provë vetëm e politikës, por e gjithë shqiptarëve ndaj Bashkimit Evropian, për ato reforma që janë në rrugën e zbatimit. Është kurorëzimi i reformës në drejtësi, që është në drejtimin e duhur. Sapo janë ngritur institucionet e reja të drejtësisë dhe unë mendoj që kjo do të vazhdojë. Ndaj mendoj që këtë javë Bashkimi Evropian do të ketë një vlerësim pozitiv për ecurinë e Shqipërisë dhe zgjedhjeve.

Zoti Ruçi, rezultati përfundimtar tashmë u dha. A do të nisni punën për krijimin e qeverisë, apo do të prisni shpalljen e rezultatit zyrtar edhe pas ankimimeve të partive, siç ka ndodhur zakonisht?

Rezultatin e zgjedhjeve e ka komunikuar vetë kryetari i KQZ-së. Kjo ka qenë një iniciativë legjitime e KQZ-së. KZAZ-të i kanë bërë verifikimet e tyre. Më pas kjo është punë e KQZ-së, sistemi i bën vetë kalkulimet dhe KQZ shpreh verdiktin e saj. Por pavarësisht kësaj, në bazë të Kushtetutës, javën e parë të shtatorit, deri në 9 shtator, pikërisht atëherë kur i mbaron mandati kësaj qeverie, nuk mund të kemi një qeveri të re.

Do të thotë nuk do kemi emra gjatë verës?

Jo në verë. Por në afatin e caktuar nga Kushtetuta, kur i mbaron mandati katërvjeçar kësaj qeverie, është kompetencë e këtij kryeministri, kryeministrit të votuar dhe që ka fituar të formojë qeverinë e re.

Emri juaj po përflitet sot si pretendent për postin e kryetarit të Kuvendit. Do ta pranonit një funksion të tillë?

Nuk merrem me komentet e medias. Në momentin e duhur, ka kohë edhe dy muaj që maxhoranca të shpalosë të drejtën e saj për të gjitha institucionet legjislative apo ekzekutive. Kështu që deri atëherë po ia lë në dorë medias të merret.

Përfundimisht, zoti Ruçi e keni përjashtuar një koalicion me LSI-në?

S’ka koalicion me LSI-në. Kemi zhvilluar një fushatë për të vetëqeverisur Shqipërinë dhe nuk kemi pse ta diskutojmë këtë. Diskutimet do të bëhen në kohën e duhur.

(E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: admiruesgramoz rugikryetar i kuvendit
Pas

Priten arrestime nga Gjykata Speciale, Haradinaj: Nuk ka gjë për t’u shqetësuar

Para

“Sëmundja po më avancon për shkak të tmerrit që po përjetoj”, flet për “Shuplakën” e ngujuara te Prokuroria e Tiranës (VIDEO)

Para
“Sëmundja po më avancon për shkak të tmerrit që po përjetoj”, flet për “Shuplakën” e ngujuara te Prokuroria  e Tiranës (VIDEO)

"Sëmundja po më avancon për shkak të tmerrit që po përjetoj”, flet për “Shuplakën” e ngujuara te Prokuroria e Tiranës (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Moment i tmerrshëm kur shpërthen zjarri brenda kabinës së një avioni në Sydney. Pasagjerët ndihmojnë ekuipazhin

Izraeli dhe Siria do kenë takim të nivelit të lartë të enjten, me ndërmjetësimin e SHBA-së

Sërish probleme për sulmuesin e Realit, por madrilenët kanë besim

Shpëtuan një të moshuar nga zjarri në Korçë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit falënderon punonjësit e Patrullës së Përgjithshme në DVP Korçë

“I dhanë ilaç gjumi dhe ishte i lodhur”, djali i Biden zbulon arsyen e performancës së dobët të babait në debatin me Donald Trump

Dita Botërore e Trurit, ministria Albana Koçiu ndan rastin e pacientes 16-vjeçare: Ndërhyrje moderne

Bota e muzikës në zi! Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e Rock & Roll, Ozzy Osbourne

Zyrtari rus arrestohet për përvetësim të 9 milionë eurove nga projektet e fortifikimit në kufirin me Ukrainën

Greqi/ Zjarr i madh në Korinth, flakët dalin jashtë kontrollit. Banorët urdhërohen të evakuohen

Kuvendi i Kosovës gjen “shpëtim” te kushtetuesja! Më 26 korrik skadon afati i vënë nga gjykata, ekspertët: Nuk rrezikohen mandatet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.