Bandat nga Shqipëria kontrollojnë trafikun e drogës në Britani. Ky ka qenë alarmi i ngritur sot nga BBC në një artikull të sajin. Artikulli vijon më the duke thënë se bandat shqiptare kanë kontroll dhe në sektore të tjera të krimit.
Lajmi bazohet te raportimet e fundit qe vijne nga Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) e cila tha se ishte e shqetësuar gjithnjë e më shumë nga ajo që quhet “ndikimi i profilit të lartë te shqiptareve në krimin e organizuar ne Mbretërinë e Bashkuar”.
Vërejtjet janë pjese e vlerësimin vjetor te Agjencise per natyrën dhe shkallën e krimit të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar. Raporti gjithashtu paralajmëroi për kërcënimin e sulmit krimit kibernetik nga vendet rusisht-folëse.
NCA tha se marzhet e fitimit në tregtinë e drogës mbeten “të konsiderueshme” pavarësisht përpjekjeve ndërkombëtare.
Në mesin e atyre që shfaqet si një “kërcënim i rëndësishëm”, ishin banda shqiptare – të cilat Agjencia tha se kane pasur ndikim të veçantë në tregun e kokainës.
Zyrtarët thanë se bandat janë karakterizuar nga gatishmëria e tyre për të përdorur dhunë serioze.
Londra është “qendër primare” e tyre, thotë raporti, por ata janë të vendosur në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.
Zëvendës drejtor i përgjithshëm Mattheë Horne ka thënë: “Ky është nje grup shume i vogel ne numer, por me nje ndikim shume te madh”.
“Ne kemi parë shfaqjen e dhunës, veçanërisht rreth ushtrimit te tregtisë se drogës, në këtë grup.”
Raporti thote gjithashtu se grupet e krimit serb dhe turk “dominojnë logjistiken detare ne tregun e kokaines”, ndërsa grupet turke dhe pakistaneze “vazhdojnë të dominojnë trafikun e heroinës në Britani të Madhe”.
Raporti thotë se korrupsioni në mesin e personelit që punojnë në portet dhe aeroportet ishte një “dobësi kyçe”, qe i le rruge te lire ne veprimet kriminale bandave.
(E.K/SHUPLAKA)