Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Plarent Ndreca, i është drejtuar me një letër kryeministrit Edi Rama ku e informon mbi shkeljet që ka kryer sipas tij ministrja teknike e Arsimit, Mirela Karabina.
Në letrën për Ramën, ai e akuzon ministren për dhunë verbale dhe fizike të ushtruar ndaj punonjësve duke u kthyer në një uzurpuese institucioni. Sipas Ndrecës, Mirela Karabina ka kryer 25 shkelje në 20 ditë detyrë dhe vijimi i kësaj paligjshmërie përbën dëme për shtetin.
Në një deklaratë për mediat një ditë më parë, ministrja Mirela Karabina akuzoi Sekretarin e Përgjithshëm të kësaj ministrie se futet në ambientet e ministrisë i shoqëruar nga njerëz të armatosur dhe ka kryer ndërhyrje në servera.
Por Sekretari i Përgjithshëm i MAS-it i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e ministres.
(XH.A/SHUPLAKA)