Ajo ka patur gjithmonë natyrën e një djali, në veshje, në sjellje, madje edhe emrin. Fjalën e kemi për John. Shiloh e cila është vajza 11-vjeçare e çiftit Angeline Jolie dhe Brand Pitt dhe është fëmijë i parë biologjik i tyre.
Për këtë prirje të vajzës së tyre prindërit e famshëm nuk e kanë patur aspak problem, madje nuk e kanë fshehur kurrë natyrën mashkullore të saj.
Madje së fundmi ata kanë rëndë dakord që Shiloh t’i nënshtrohet një trajtimi hormonal, për t’u kthyer gradualisht në një mashkull, pra që të mos bëhet kurrë një grua edhe biologjikisht. Sipas “Bordo” në vitin 2015 Angelina dhe Brad kanë takuar specialistë për këtë çështje, pasi ata mendonin se sjellja e vajzës së tyre është ndikuar nga fakti i të pasurit në familje vetëm vëllezër.
Por sipas ekspertëve Shiloh do të kishte po të njëjtën sjellje, edhe nëse në familje do të kishte vetëm motra, pasi ajo tashmë cilësohet një fëmijë transgjinor. (J.V/Shuplaka)