Detaje të reja bëhen me dije lidhur me atentatin ndaj biznesmenit 56-vjeçar Tefik Hyka një ditë më parë në afërsi të stadiumit “Selman Stërmasi” në kryeqytet.
Ndonëse një ditë më parë u fol se pista më kryesore ishte e hakmarrjes, lidhur me një vrasje të ndodhur në ’95-ën, nuk përjashtohet mundësia që atentati ndaj biznesmenit të jetë porositur nga Franca, shteti ku Hyka jetonte prej disa vitesh së bashku me familjen.
Dje u përfol se për shkak të konflikteve që biznesmeni kishte pasur në Shqipëri, ai u largua nga vendi. Gjithashtu dyshohet që shkak mund të jetë bërë edhe ndonjë konflikt i mundshëm që biznesmeni mund të ketë pasur në Francë.
Biznesmeni Tefik Hyka u qëllua me dy plumba, në kokë dhe zemër, teksa ndodhej në shoqërinë e një femre. Fatmirësisht, ai i mbijetoi atentatit, ndonëse në fillim u përfol se kishte vdekur si pasojë e plumbave.
(XH.A/SHUPLAKA)