Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, do të mbledhë në orën 14:00 të ditës së sotme Task Forcën për Emergjencat.
Kjo për shkak të temperaturave të larta, ku konkretisht pritet që nesër termometri të shënojë 41 gradë Celsius.
Në mbledhjen e përcaktuar në orën 14:00, Bashkia e Tiranës pritet që të shpallë gjendjen e emergjencës. Task Forca do të trajtojë edhe probleme me ujin. Kujtojmë se në njoftimin e djeshëm për mediat, UKT paralajmëroi ndëshkime për qytetarët që do të shpërdorojnë ujin e pijshëm.
Temperaturat e larta kanë karakterizuar përgjithësisht muajin Qershor, ndërkohë që temperaturat më të larta pritet të shënohen të Premten dhe të Shtunën.
(XH.A/SHUPLAKA)