Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me atentatin ndaj biznesmenit Tefik Hyka. Sipas “Panoramës” policia po heton në tre pista për zbardhjen e ngjarjes.
Pista e parë është ajo e borxheve që ka pasur biznesmeni. Gjithashtu, ka fakte dhe prova të arsyeshme se biznesmeni jepte edhe fajde. Ndaj edhe kjo pistë është përfshirë në hetime.
Ndërkohë ka edhe një pistë tjetër, që është më e zbehtë, ajo e një konflikti prone me të vëllanë. Autorët e atentatit ende nuk janë gjetur.
Sipas burimeve Hyka është në gjendje të rënde dhe vijon të qëndrojë në reanimacion. Ai do t’i nënshtrohet një tjetër operacioni, pasi ende nuk i është hequr plumbi që ka marrë në kokë.
Ndërkohë, të shoqëruarit për atentatin janë liruar. (B.H/Shuplaka)