Euro ka vijuar të forcohet edhe sot në tregun vendas duke u këmbyer me 132.39 lekë, rreth 0.24 lekë më shumë se dje. Monedha e përbashkët u zhvlerësua brenda muajit qershor me më shumë se 2 lekë.
Sipas ekspertëve ndikimin më të madh në nënçmimin e euros gjatë këtij muaji e dhanë shpenzimet për fushatën elektorale, të cilat, si rrallë ndonjëherë u kryen në valutë, shkruan Monitor.
Më herët Petrit Vasili i cili sot dha dorëheqjen nga kreu i LSI u shpreh se në fushatë ka pasur shit-blerje vote aq sa për të ndikuar në kursin e euros në vend.
(M.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2292″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]