Ish-deputeti i PD-së, Astrit Patozi ka shpërthyer në “Opinion” mbrëmjen e sotme ndaj kryedemokratit “të ngrirë” Basha. Ai tha se Basha është sëmundja e PD-së dhe se ai tani po e ndan partinë me vjehrrin apo kunatin dhe të tjerë.
“Basha është sëmundja e PD-së. Edhe Berisha kur humbi iku, ndërsa ky bën garë farsë. Atij ia dhuruan partinë, e vodhi me marrëveshjen me Ramën dhe tani po ndan me vjehrrin dhe kunatin me ato farë listash që bëri. PD ka disa rregulla që duhen ndjekur. Unë e njoh PD-në edhe më mirë se Basha, dhe nuk e shet shpirtin e saj. ”, tha Patozi.
Po ashtu Patozi më herët tha se nuk do të kandidonte kundër Bashës në PD.
(M.D/Shuplaka)