Prishtina bëri debutimin historik në garat evropiane me humbje shokuese, duke u mposhtur 5:0 në ndeshjen e parë në Europa League.
Skuadra kryeqytetase nuk u tregua e vëmendshme që në pjesën e parë, duke pësuar pesë gola për 45 minuta, ndërsa pjesa e dytë nuk solli asnjë gol.
Nëse Trepça ’89 tregoi një lojë shumë bindëse në debutimin në Ligën e Kampioneve dhe ka shanse për të vazhduar më tej në këtë turne, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Prishtinën në Ligën e Europës.
David Moberg Karlsson (10’), Sebastian Andersson (24’), Niclas Eliasson (26’) dhe Kalle Holmberg (31’ dhe 40’) shënuan për vendasit, që e shkatërruan Prishtinën 5:0.
Ndeshja kthyese do të zhvillohet javën e ardhshme në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë. (B.H/Shuplaka)