07:34 | 20/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Largimi i koordinatorit nga PD, Fuga ngre alarmin: Për kë bien këmbanat?! A ka vesh të dëgjojë politika?

08:45 | 30/06/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Largimi i koordinatorit nga PD, Fuga ngre alarmin: Për kë bien këmbanat?! A ka vesh të dëgjojë politika?

Ditën e djeshme koordinatori i PD-së për politikat e teritorit Besnik Aliaj dha dorëheqjen nga të gjitha funskionet e tij në Parti. Sipas asaj që ai deklaroi dje ai do të vijojë të jetë një anëtar i thjeshtë po zhvishet nga të gjjithë funksionet.

Mirëpo pas largimit të tij akademiku Artan Fuga ka ngritur alarmin. Sipas tij intelektualët, si votuesit, si rinia, si emigrantët po ikin nga ky vend. Mirëpo partitë nuk kanë vesh që të dëgjojnë.

“Për kë bien këmbanat?! Profesor Besnik Aliaj largohet nga funksionet e tij në departamentin që drejtonte në partinë demokratike.

Profesor i njohur, urbanist i talentuar, njohës i shkëlqyer i problematikave të menaxhimit të territorit, thuajse i përplas derën politikës.

Sikur të ishte i vetmi. Numuroni se sa profesorë, arkitektë, shkencëtarë keni aktivë në politikë”, e nis shkrimin e tij akademiku Fuga. 

STATUSI I FUGËS:

I fundit të fiki dritat në Koman!

Për kë bien këmbanat?!

Profesor Besnik Aliaj largohet nga funksionet e tij në departamentin që drejtonte në partinë demokratike.

Profesor i njohur, urbanist i talentuar, njohës i shkëlqyer i problematikave të menaxhimit të territorit, thuajse i përplas derën politikës.

Sikur të ishte i vetmi. Numuroni se sa profesorë, arkitektë, shkencëtarë keni aktivë në politikë.

Nuk janë indiferentë jo, por i përzë ajo që shohin, përjetojnë dhe mjedisi.

A ka vesh të dëgjojë partia demokratike? Apo do të mbytet në dhjetra deklarata njera më inatçore se tjetra, njera më pa logjikë se tjetra!

A ka vesh të dëgjojë politika?

Ndani postet, votat, pushtetet, pasuritë, intelektualët e kanë braktisur gjithnjë e më shumë politikën.

Ndani postet, votat, pushtetet, pasuritë, qytetarët vijnë gjithnjë e më pak në votime.

Ndani postet, pushtetet, pasuritë, votat, mediat, tenderat, koncesionet, pallatet, rinia braktis atdheun.

Merrini të gjitha, grinduni se kush e kishte fajin, bëni marrëveshje, mosmarrëveshje, përleshje, leshje, mallkoni, lavdëroni, hani, pini, qeshni, gjithçka është tuaja!

I keni të gjitha.

I gëzofshi!

Intelektualët, si votuesit, si rinia, si emigrantët po ikin !

I fundit të fiki dritat në Koman!

(E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: artan fugaBesnik Aliaj
Pas

21 kilogramë drogë dhe 2 armë të fshehura në banesë, arrestohen dy persona në Tiranë (VIDEO)

Para

Prokuroria Speciale kërkon arrestimin e Gruevskit në Maqedoni

Para
Prokuroria Speciale kërkon arrestimin e Gruevskit në Maqedoni

Prokuroria Speciale kërkon arrestimin e Gruevskit në Maqedoni

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasje me armë në Durrës/ Ekzekutohet 29-vjeçari Ermir Dedja, i njohur për precedentë penalë

Në kërkim të partnerëve tregtarë! Shqipëria përqendrohet në rajon, rrit shkëmbimet nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është kërcënuar me jetë. Ja e-mail i cili ka mbërritur në adresën e Presidentes Osmani

Gara për Tiranën/ Përfundon numërimi, Olta Xhaçka në Parlament! Gjylameti, Majko, Kodheli e Felaj mbeten jashtë

Erion Veliaj bën rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”

Lista Serbe kërkon kompromis, ndërsa Prishtina vazhdon mbylljen e institucioneve të Serbisë

Ministri i Jashtëm kinez: Pekini respekton sovranitetin e Danimarkës në Greonland

Zjarri në shtëpinë e kryeministrit anglez, policia arreston të dyshuarin e tretë për ngjarjen

Aksident i rëndë në Itali! Kamioni përplaset me autobusin e mbushur me nxënës, vdes një mësues

Përfundon pas 2 orësh telefonata mes Donald Trump dhe Vladimir Putin/ Presidenti rus: Gati të punojmë për një Memorandum për Ukrainën përfshi armëpushimin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.