15:24 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Hyjnë në fuqi ndryshimet e reja në Kodin Doganor, ja si ndryshojnë gjobat ndaj biznesit

09:51 | 30/06/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Hyjnë në fuqi ndryshimet e reja në Kodin Doganor, ja si ndryshojnë gjobat ndaj biznesit

Disa ndryshime në Kodin e Ri Doganor që kanë hyrë në fuqi me herët në fillim të këtij muaji përcaktojnë një mënyrë të re për sanksionet kundër veprimeve apo mosveprimeve që përbëjnë shkelje të rregullave doganore.

Në një material sqarues që Këshilli i Investimeve ka bërë në kuadër të hyrjes në fuqi të ndryshimeve në Kodin Doganor thuhet se shkeljet diferencohen nga mënyra e sjelljes së shkelësit, niveli i ashpërsisë dhe disa kategorizohen nisur nga fakti se a ka pasur qëllim apo neglizhencë.

Që nga ky muaj aplikohen shkallë efektive, proporcionale dhe dekurajuese të sanksioneve, në varësi të shkeljes.

Kur aplikohen sanksionet, Administrata Doganore merr në konsideratë natyrën dhe rrethanat e shkeljes, duke përfshirë shpeshtësinë dhe kohëzgjatjen, nëse një “tregtar i besuar” është i përfshirë dhe shumën e detyrimit të shmangur.

Janë vendosur afate kohore për të ndjekur shkeljet dhe procedurat administrative do të duhet të pezullohen në qoftë se një procedurë penale është e hapur për të njëjtën çështje. Janë vendosur afate kohore të qarta për parashkrimin.

Me normat e reja ligjore kundërvajtje administrative është shkelja e dispozitave ligjore ose nënligjore në fushën doganore, të kryera me veprim ose mosveprim dhe për të cilat Kodi parashikon dënim administrativ.

Kontrabandë janë veprat penale të sanksionuara në Kodin Penal që cenojnë marrëdhëniet shoqërore që janë vendosur për funksionimin normal të doganave në Republikën e Shqipërisë dhe për mbrojtjen e interesave ekonomikë të saj, në përputhje me përcaktimet e bëra në nenet 266 dhe 267 të këtij Kodi.

Janë zvogëluar dhe thjeshtuar nenet e shkeljeve doganore administrative.

Sanksionet dhe gjobat janë më të ulëta si më poshtë;

– Kundërvajtjet me përgjegjësi objektive 1-fish janë20 000 – 50 000 lekë

-Kundërvajtje të kryera në neglizhencë 2-fishjanë50 000 – 500 000 lekë

-Kundërvajtje të kryera me dashje 3-fish janë 1 000 000 lekë/Monitor

 

 

Pas

Përfundimi i zgjedhjeve shënoi dhe fundin e “dramës” së euros

Para

Majk nuk ndahet dot nga djali, shikoni si e vë në gjumë (FOTO)

Para
Majk nuk ndahet dot nga djali, shikoni si e vë në gjumë (FOTO)

Majk nuk ndahet dot nga djali, shikoni si e vë në gjumë (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pranoi fajësinë, Gjykata në Kosovë dënon Vllajiç me 5 vite burg për spiunazh

Sulmi ndaj bazave ruse, Moska lëshon urdhër arresti për pronarin e kamionëve

Jo vetëm ndeshja Shqipëri-Serbi, një tjetër aktivitet “paralizon” rrugët në Tiranë

Merz në SHBA për takim me Trump, ekspertët: Nuk e dimë çfarë do të ndodhë!

Finlanda i tregon forcën Rusisë, avionët luftarakë ulen në mes të autostradës

Avokati i bllokon derën deputetëve në Kosovë: Nuk dilni pa konstituuar Kuvendin!

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA: NATO afër konsensusit për rritjen në 5% të PBB-së të buxhetit të Mbrojtjes

Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i vetëm larg grupit

Rinumërim edhe në Dibër, do hapen 44 kuti për Xhemal Gjunkshin

Tabaku i del në ‘mbrojtje’ Berishës: Nuk është antishqiptar ai që thotë se ka probleme, por kush krijon barriera! Zgjedhjet, mundësi e humbur për Shqipërinë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.