11:07 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

I nxehti afrikan, brenda 24-orëve shfaqen 11 vatrat e para të zjarreve në vend

11:08 | 30/06/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
I nxehti afrikan, brenda 24-orëve shfaqen 11 vatrat e para të zjarreve në vend

Emergjencat civile bëjnë të ditur se vetëm në 24 orët e fundit janë shfaqur 11 vatra zjarri.
Situata më problematike ishte në qarkun e Fierit, Beratit dhe Dibrës ku si pasojë e flakëve një sipërfaqe prej rreth 15.5 ha me shkurre, ferra dhe 500 rrënjë ullinj të moshës së vjetër janë djegur.

Emergjencat japin detaje sipas qarqeve:
QARKU FIER
Në qarkun e Fierit zjarri i rënë në mesditë në një kodër të fshatit Selitë, Njësia Administrative Selitë, Mallakastër ka djegur një sipërfaqe prej rreth 8 hektarësh me shkurre dhe ferra. Për shkak të terrenit të thyer nuk u angazhuan automjetet e zjarrfikësve dhe zjarri është fikur me mjete rrethanore nga zjarrfikëset në bashkëpunim me punonjësit e pyjores dhe komunitetin.

QARKU BERAT
Në qarkun e Beratit ka pasur 3 vatra zjarri ku më problematikja ka qenë në lagjen “Qafa e Kalasë”, poshtë shpatit të kalasë të qytetit Berat.

Nga zjarri u dogj një sipërfaqe prej rreth 6 ha me shkurre e ferra dhe 500 rrënjë ullinj të moshës së vjetër.

Ndërkohë në fshatin Malinat, Njësia Administrative Velabisht, bashkia Berat flakët kanë djegur një sipërfaqe prej rreth 1 ha me shkurre e ferra dhe 30 pemë frutore.

QARKU DIBËR
Në qarkun e Dibrës, në vendin e quajtur Lura nr.2 në fshatin Pregj Lurë, Njësia Administrative Lurë ka rënë zjarr në një sipërfaqe me pyll ahu dhe pishe.

Për shkak të terrenit të thyer, automjetet e zjarrfikësve nuk kanë mundur të ndërhyjnë për shuarjen e këtij zjarrit. Si pasojë e flakëve është djegur një sipërfaqe pylli prej rreth 0.5 ha.

Forcat vullnetare ende vazhdojnë punën për shuarjen e zjarrit, por era e fortë vazhdon të favorizojë përhapjen e flakëve.

Zjarr ka pasur edhe në fshatin Vajkal të bashkisë së Bulqizës. Si pasojë e flakëve është dëmtuar një banesë e braktisur si dhe  është djegur një sipërfaqe prej rreth 1.5 dynym me shkurre dhe ferra. Pas ndërhrjes së zjarrfikësve është bërë edhe shuarja e flakëve.

QARKU SHKODËR
Në qarkun e Shkodrës një vatër zjarri e rënë në një pyll me pisha të larta në fshatin Lajthizë, Njësia Administrative Qafë Mali, bashkia Fushë Arrëz ka rrezikuar edhe disa banesa. Shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë duke shuar flakët.

Si pasojë e zjarrit u përshkrua nga flakët rreth 1 dynym pyll pishe.

QARKU TIRANË
Në fshatin Zhabjak, Njësia Administrative Kryevidh, bashkia Rrogozhinë ka rënë një zjarr në një sipërfaqe me shkurre e ferra, ullishte e pemë frutore. Zjarrifikëset bënë të mundur shuarjen e flakëve të cilat rrezikonin disa banesa në fshatin Zhabjak.

Si pasojë e zjarrit u dogjën shkurre e ferra, rreth 16 rrënjë ullinj dhe rreth 12 pemë frutore.

Shkaku i rënies së zjarrit ka qenë këputja e telave elektrikë të tensionit të lartë në këtë zonë të fshatit.

Një zjarr tjetër ka rënë një sipërfaqe me shkurre dhe ferra në fshatin Sinaballaj, Njësia Administrative Sinaballaj, bashkia Rrogozhinë. Si pasojë e zjarrit u dogjën rreth 3 ha me shkurre dhe ferra.

Në fshatin Mjull Bathore në zonën e Saukut të Vjetër, Njësia Administrative Nr. 2, bashkia Tiranë si pasojë e një zjarri u dogjën 3 rrënjë ullinj.

Në fshatin Harizaj, Njësia Administrative Lekaj, bashkia Rrogozhinë ka rënë një zjarr tjetër ku 3 banesa që ndodheshin shumë pranë vatrave të zjarrit rrezikoheshin. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve situata është normalizuar. Nga zjarri u dogjën një sipërfaqe me shkurre e ferra dhe 3 rrënjë ullinj.

QARKU ELBASAN
Një zjarr ka rënë zjarr në një supërfaqe me shkurre dhe ferra pranë një ullishte në qytetin e  Elbasanit. Si pasojë e zjarrit u dogjën shkurre e ferra dhe vetëm 1 rrënjë ulliri.

Duke qenë se ndodhemi në një periudhë me mot shumë të nxehtë dhe rreziku i zjarreve është i lartë, Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile edhe një herë i bën thirrje komunitetit për kujdes maksimal.

Prefektët e qarqeve kane nisur ngritjen e shtabeve te emergjencave. 

Per çdo rast ata duhet të njoftojnë për mbështetje Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile, pa lejuar që zjarret të marrin përmasave të papërballueshme.

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile edhe një herë u kërkon të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129, apo në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në numrin 06941 10 198.

Etiketa: emergjencat civilevatra zjarrizjarre
Pas

DETAJE/ Biznesmeni shqiptar i kapur me kokainë bënte orgji me modele nga Italia

Para

Atentati ndaj “Mir Vetllës” për hakmarrje? Shoqërohen të afërm të viktimës Indrit Bajri

Para
Atentati në Shkodër/ Kush është i plagosuri, i përfshirë në një vrasje në 2001-in

Atentati ndaj “Mir Vetllës” për hakmarrje? Shoqërohen të afërm të viktimës Indrit Bajri

Discussion about this post

 



Të Fundit

Situata e zjarreve në vend: 21 vatra të raportuara në 24 orët e fundit, 5 ende aktive

Fushë-Krujë/Lirohen hapësirat publike, qytetarët lëvizin lirshëm në trotuare

Vijojnë ndryshimet në radhët e Policisë së Shtetit: Emërime të reja në komisariatet e Kuçovës, Mallakastrës dhe Vlorës

Fier/Vijon operacioni “Plazhi i lirë”: Lirohen 3 hapësira publike në Seman, procedohen penalisht 3 pronarë subjektesh

Aksioni i shembjeve të ndërtimeve pa leje në Theth, Jorida Tabaku: Paketa e Maleve, “kali i Trojës” për Veriun

Përçarja tregtare mes BE-së dhe SHBA-së e afërt, tarifat e Trump për makinat dhe produktet bujqësore janë vija e kuqee

Aksion gjatë natës në Theth: Prishen dhjetëra ndërtime pa leje

Vlorë, vijon aksioni i policisë për lirimin e hapësirave publike! Sekuestrohen 40 çadra dhe 80 shezlongë, pronari nuk kundërshton

BE me ‘dorë të hekurt’ për taksat ndaj cigareve, akcizat e reja që do të rrisin në ‘stratosferë’ çmimet e paketave

Lufta në kufi, Polonia firmos marrëveshje të re me Korenë e Jugut për blerjen e 180 tankeve moderne K2

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.