03:19 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Luante “Balenën Blu”, parandalohet në kohë vetëvrasja e 15-vjeçares në Korçë

13:51 | 30/06/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
10 ditë pa ngrënë dhe me shenja vetëplagosje në trup, ZBULOHET rasti i dytë i “Balenës Blu” në Shqipëri (12 vjeçarja e prekur)

Është parandaluar në kohë vetëvrasja e një adoleshenteje në qytetin e Korçës. Mësohet se 15-vjeçarja që i ishte bashkuar lojës “Balena Blu”, është ndalur në kohë përpara se të kryente vetëvrasje.

Burime të Policisë së Korçës bëjnë me dije dyshimet se e mitura mund të kalonte në vetëvrasje nëse nuk do të ndërhyhej pas informacioneve të marra në rrugë operative.

Dyshohet se të dhënat për këtë lojë, ajo t’i ketë marrë nga një komunikim në rrjetin social “Facebook”. Mësohet se e mitura ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, nën kujdesin e mjekëve dhe prindërve të saj.

Detaje të Policisë së Korçës:

Më datë 29.06.2017, në Sektorin për Hetimin e Krimeve Kompjuterike, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, kanë ardhur disa informacione në rrugë operative, se një shtetase 15- vjeçare, banuese në Qarkun e Korçës, duke qenë përdoruese e rrjetit social “Facebook”, mund të kishte marrë disa udhëzime nga një adresë ende e paidentifikuar me përdorues “Balena Blu”. Duke luajtur dhe duke arritur në nivelin e tridhjetë të kësaj loje, dyshohej se e mitura mund të kalonte deri në vetëvrasje.

Si rezultat i bashkëpunimit dhe mirëkoordinimit të veprimeve, midis strukturës të lartpërmendur dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, u bë i mundur identifikimi, lokalizimi i kësaj shtetaseje, si edhe ndërprerja e veprimeve të mëtejshme që mund ta kishin çuar këtë të fundit, deri në vetëvrasje. Sqarojmë se shtetasja e mitur ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore nën kujdesin dhe kontrollin e prindërve të saj, duke u asistuar edhe nga një psikologe. Nga ana e Policisë, po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të dhëna të tjera, nuk mund të jepen pasi rasti i mësipërm është nën hetim. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Shkaktimi i vetëvrasjes, mbetur në tentative”, parashikuar nga nenet 99 e 22 të Kodit Penal. 

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: balena bluKorçeVetevrasje
Pas

Jay-Z publikon albumuin “4:44”, dhjetë këngë dedikuar Beyonces

Para

Topalli mbledh anëtarët e kryesisë së PD që kërkojnë largimin e Bashës

Para
Topalli mbledh anëtarët e kryesisë së PD që kërkojnë largimin e Bashës

Topalli mbledh anëtarët e kryesisë së PD që kërkojnë largimin e Bashës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pas sulmeve amerikane në Iran, Medvedev: Disa vende do furnizojnë Teheranin me armë bërthamore

Zjarre në Greqi, përfshihet nga flakët zona pyjore në Rodos

Pas sulmeve të SHBA në Iran, Rama: Kjo nuk është një çështje armësh bërthamore, por e një regjimi që thërret për shfarosje

Turistja 66-vjeçare nga Bosnja mbytet në Durrës, policia: Dyshohet për vdekje aksidentale

Përplasje “kokë më kokë” në aksin Prrenjas–Librazhd, tre të plagosur, një në gjendje kritike

Presidenti iranian: Izraeli nuk vepron dot pa SHBA, ata janë nxitësit kryesorë

Sulmet e SHBA ndaj Iranit, OKB thërret mbledhje urgjente

Zjarri përfshin Pilurin e Himarës, flakët djegin kullota, ndërhyrje nga ajri dhe toka

Tragjedi në një dasmë në Francë/ sulm me armë zjarri, dy të vdekur përfshirë nusen

Thirrje për paqe nga Papa Leoni XIV pas përshkallëzimit në Lindjen e Mesme: Mbrojtja e dinjitetit njerëzor në qendër

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.