Deputeti i Partisë Demokratike Genc Pollo, i ftuar Në emisionin “Natë me Xhaxhiun”, ai është shprehur për kolegët e tij demokratë, që të mos bëjnë sulme personale.
“Doja t’i lutesha kolegëve të mi, shumicën i kam shokë e miq, që të paktën këtej e tutje të mos përdorin gjuhën e Taulantit, dhe të mos bëjnë sulme personale. Mendoj se jo vetëm demokratët, por edhe qytetarët e kuptojnë se kemi të bëjmë me një mllef personal. Nga pikëpamja e leverdisë politike nuk sjellin asgjë, përveçse dëmtojnë çdo urë komunikimi. Po t’i faturojmë këtë edhe sulmin gjatë fushatës elektorale, që është tabu edhe në Europë, nëse nuk flet dot por partisë tënde gjatë fushatës, nëse nuk kontribuon dot, të paktën rri në shtëpi, mbyll gojën. Çfarë ka ndodhur, ka ndodhur. Tani jemi në një fazë, që vendit i duhet një opozitë. Kemi një ramë me 73 deputetë”, u shpreh Pollo. (S.SH/Shuplaka)