Shumë është folur për votimet, rezultatet e zgjedhjeve gjatë këtyre ditëve, vetëm një detaj ka humbur nga raportimet e shpeshta të rezultateve live të 25-26 qershorit.
Tre fsharta kanë bojkotuar zgjedhjet. Bëhet fjalë për fshatin Grabovë e Sipërme në Gramsh, si edhe për ato të Hoshtecit dhe Trebinjës në Pogradec.
Shkak për këtë vendim është bërë mosmbajtja e premtimeve nga qeveritë që zëvendësojnë njëra-tjetrën në pushtet, por asnjëherë nuk i kthejnë sytë nga këta banorë.
Kryeplaku i Hoshteçit në Pogradec, Klime Bitro, sqaron arsyet pse banorët e këtij fshati refuzuan votimet këtë të dielë.
Në një letër të dërguar tek “Shqiptarja.com”, ai thotë se kryebashkiaku i Pogradecit, Eduart Kapri premtoi investime dy vite më parë gjatë fushatës elektorale, ndërsa që prej zgjedhjes së tij në krye të bashkisë, nuk ka shkelur më në këtë fshat.
Ndërsa portali online “infoelbasani”, që është një media lokale, e komenton ngjarjen në Gramsh si një thyrje të një miti dhe si një dëshmi se, kur gënjen, kur mashtron, kur abuzon, kur grabit mund ta pësosh aq keq sa nuk ekziston fare si nocion… (D.D/Shuplaka)