22:00 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Jemi gati në zhdukjen e opozitës. Basha të reflektojë”, paralajmërimi i Skënderit për kreun e PD-së

22:22 | 01/07/2017
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Jemi gati në zhdukjen e opozitës. Basha të reflektojë”, paralajmërimi i Skënderit për kreun e PD-së

Arben Skënderi, i cili është anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike, ka folur për situatën e vështirë në të cilën ndodhet forca e tij politike, pas humbjes së zgjedhjeve të 25 qershorit.

I ftuar në studion e Ora Neës, Skënderi tha se kryetari Lulzim Basha duhet të tregohet një lider përbashkues dhe se vendi po shkon drejt zhdukjes së opozitës.

“Zoti Basha bëri disa veprime pak në panik pas rezultatit të zgjedhjeve. Është e vërtetë. Sot jemi në momentin që ka një tronditje të madhe për atë çka ndodhi me rezultatin e zgjedhjeve, përtej pritshmërive. Sot jemi në një moment shumë të rëndë dhe jemi gati në zhdukjen e opozitës. Janë shumë parametra që po infektojnë gjithçka ndodh.

Kjo parti si rezultat i zgjedhjeve, si evenimentet e fundit që po ndodhin po e tkurrin. Po e tkurr fakti që na mungojnë 200 e ca mijë votues të djathtë. Ajo që u predikua që në momentin e parë në vend që të ftoheshin të gjithë demokratët, gjëja e parë që u anonçua nga zt. Basha; u atakuan një pjesë e demokratëve në deklaratën e zt.Basha dhe shpalljen me urgjencë të datës së zgjedhjeve.

Kush është urgjenca kaq e madhe për të bërë zgjedhje patjetër më datë 22 korrik? Në këtë rast na u zbatoka statuti i partisë pikë për pikë dhe ndërkohë ajo që kërkojmë ne është mbledhja e Këshillit Kombëtar. Ka dy lloj liderësh, lider përçarës dhe lider përbashkues. Zt. Basha ka ende hapësirë të bashkojë. Unë pres që ai të tregohet lideri përbashkues dhe të thërrasë të gjithë kundërshtarët për të parë çfarë na ka ndodhur, gjithë elementët e fushatës.”, ishin fjalët e Skënderit.

Kujtojmë se Partia Demokratike arriti të marrë vetëm 43 mandate, kundrejt 74 të PS-së dhe 19-të të LSI-së në zgjedhjet e 25 qershorit. Aktualisht është shpallur dita e zgjedhjeve për kreun e saj që do të jetë 22 korriku. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: arben skenderi
Pas

6 ditë pas zgjedhjeve, pozita dhe opozita bëhen bashkë në Paris (FOTOT)

Para

Zbulohet kush është çifti më i ri në showbizzin shqiptar, Eni Koçi dhe Genc Prevlukaj në një lidhje

Para
Zbulohet kush është çifti më i ri në showbizzin shqiptar, Eni Koçi dhe Genc Prevlukaj në një lidhje

Zbulohet kush është çifti më i ri në showbizzin shqiptar, Eni Koçi dhe Genc Prevlukaj në një lidhje

Discussion about this post

 



Të Fundit

OKB për rritjen e dënimeve me vdekje në Iran: 48 persona në listë për t’u ekzekutuar

Erdogan: Bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë mund të rifillojnë në Turqi

Trump kërkon hetim për Beyonce, ja për çfarë e akuzon presidenti këngëtaren

Lufta në Gaza/ 58 ish-ambasadorë të BE-së: Të ndërmerren veprime kundër shkeljeve të rënda humanitare

Dhuna ndaj kamerierit, menaxheri i hotelit tregon si u godit i riu, avokati përpiqet t’ia lërë përgjegjësinë shokut të policit

Plagoset me thikë 25-vjeçari në Vlorë

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës në takim me Starmer, presidenti: Ka bërë një punë të tmerrshme, një person i keq

Të shtëna me armë zjarri jashtë një kazinoje në SHBA, raportohet për disa të plagosur

Italia në alarm! Virusi i “Nilit Perëndimor” i merr jetën tre të moshuarve, 16 raste të reja në qarkun e Romës

Gjendet një trup i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës, nuk dihet ende identiteti i tij

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.