Autoritetet amerikane njoftojnë se kanë arrestuar njërin prej krerëve më të kërkuar të drogës në Amerikë. Luis Carlos da Rocha ndiqej prej 30 vitesh nga policia amerikane.
I ashtuquajturi “mbret i kokainës” e shpesh edhe “Koka e bardhë”, është arritur të identifikohet nga policia pavararësisht se kishte ndryshuar pamjen me operacione plastike, ka njoftuar agjencia franceze e lajmeve AFP.
“Koka e bardhë”, sipas policisë është arrestuar në perëndim të Brazilit konkretisht në lagjen Mato Grosso nga policia braziliane në bashkëpunim me atë të SHBA.
(E.K/SHUPLAKA)