Nikollë Kola, 46 vjeç nga Puka ka rënë sot nën prangat e policisë. Gjatë kontrollit në banesë atij i janë gjetur drogë dhe lëndë shpërthyese.
Akuzat që rëndojnë mbi ta janë: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
DETAJET:
Në vijim të operacionit policor të koduar “BIBAJ”, të zhvilluar nga Komisariati i Policisë Pukë, në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi i shtetasit:
Nikollë Kola, 46 vjeç, banues në fshatin Dom Njësia Administrative Gjegjan, Pukë.
Më datë 01.07.2017, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë u finalizua me sukses operacioni “Bibaj” ku në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, në një banesë të pa banuar, e marrë në ruajtie nga shtetasi Nikollë Kola, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e proves materiale 192.5 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.
Gjithashtu në ambjentet e jashtme të kësaj banese janë gjetur dhe sekuestruar dy thasë me 46 kallepë lëndë plasëse me peshë 48 kg. Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë per veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” te parashikura nga nenet 283/2 dhe 278/3 të Kodit Penal.
(E.K/SHUPLAKA)