Pak javë pas tragjedisë në Londër, ku një kullë mori flakë dhe si pasojë humbën jetën rreth 100 persona, kryeqyteti anglez përballet sërish me të njëjtën tragjedi.
Në një bllok banesash në lindje të Londrës ka shpërthyer një zjarr i madh. Çatia e kompleksit “Bow Wharf” është përfshirë nga flakët duke shkaktuar kaos ndërmjet zonave “Bethnal Green” dhe “Mile End”
Mediat britanike raportojnë se shkak për këtë dyshohet të jenë bërë panelet diellore.
Plot 80 zjarrfikës ndodhen në vendngjarje dhe po ndeshen me flakët që kanë mbuluar ndërtesën 5-katëshe. Mirëpo për fat të mirë në këtë ngjarje nuk raportohen të vdekur. (D.D/Shuplaka)