Në prag të zgjedhjeve për kryetarin e ri të Partisë Demokratike, koordinatorja e kësaj force politike Endira Bushati shprehet kundër rizgjedhjes së liderit aktual Lulzim Basha.
Bushati kujton marrëveshjen e kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së Lulzim Basha, ku për disa orë me radhë qëndruan të mbyllur në një dhomë, pa praninë e personave të tretë.
“2 persona, Kryeministri dhe Kryeopozitari, nuk mund të rrinë vetëm, 5 orë në një dhomë, pa praninë e personave të tretë, që shërbejnë për transparencë, siguri e garanci se çfarë vendoset…
Është ky “terr” që e detyron Bashën të bëjë një garë me urgjencë, pa Statut, pa lista, pa rregullore….
“Frozen” nuk mund t’i japë dorën Ramës…
T’u rikthejmë Partinë Demokratike, Demokratëve!”, shprehet Bushati.
Kujtojmë se deri më tani kanë dalë zyrtarisht kandidatë Eduard Selami, Astrit Patozi, Erion Piciri, Astrit Sinanaj dhe sigurisht lideri actual Lulzim Basha, i cili ka ngrirë funksionet e tij deri në zgjedhjen e kryetarit.
REAGIMI I BUSHATIT
Unë kam qenë një mbështetëse e Bashës për Kryetar, disa vite para se të bëhej Kryetar…
Unë kam qenë një mbështetëse e Bashës….deri në mesnatën e 18 Majit….
Por, unë,
si një person që i jam afruar PD-së në 97’…
si një person që kam dalë në mijëra mitingje (edhe pse me 500 veta) për votën e lirë e kundër Qeverisë Nano…
si një person që student ka marrë pjesë në grevë urie kundër Nanos në 98’….
si person që kam folur parreshtur kundër mediave të kapura, duke mos pasur frikë të them dhe emrat e pronarëve të tyre (gjë që Basha nuk e bëri kurrë)….
Nuk mund ta pranoj kurrë një koalicion Rama-Basha!!!!!
E konsideroj të rrezikshme për vendin dhe vetë të drejtat e liritë e qytetarëve!
Marrëveshjet, në botën demokratike, kanë kode, parime, rregulla….
2 persona, Kryeministri dhe Kryeopozitari, nuk mund të rrinë vetëm, 5 orë në një dhomë, pa praninë e personave të tretë, që shërbejnë për transparencë, siguri e garanci se çfarë vendoset…
Është ky “terr” që e detyron Bashën të bëjë një garë me urgjencë, pa Statut, pa lista, pa rregullore….
“Frozen” nuk mund t’i japë dorën Ramës…
T’u rikthejmë Partinë Demokratike, Demokratëve!
#JoKoalicionitmeRamën (D.D/Shuplaka)