13:30 | 26/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Zgjedhjet paskan qenë thembra e Akilit”, Nevila Xhindi u bën demokratëve thirrje për bashkim

22:58 | 02/07/2017
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Po numrat? Sa ishin o Zhelal?”, Xhindi ironizon debatin për shifrat e protestuesve

Mesnata e sotme është afati i fundit për rregjistrimin e kandidatëve, që kërkojnë karrigen e kreut të Partisë Demokratike.

Sekretarja për Shoqërinë Civile në PD, Nevila Xhindi, ka reaguar lidhur situatën në të cilën gjendet forca e saj politike, pas humbjes së zgjehdjeve të 25 qershorit.

Xhindi e pranon situatën problematike në të cilën gjendet PD, ku pothuajse të gjithë ia drejtojnë gishtin vetëm një personi, kryetarit aktual Lulzim Bashës, megjithatë ajo shprehet optimiste për të ardhmen e PD-së.

Këto zgjedhje, Xhindi i cilëson edhe si “Thembra e Akilit”, mirëpo ajobën thirrje për bashkim, në një kohë kur PD duket të jetë e përcarë me një grup “PRO” e një tjetër “KUNDËR” Bashës. Megjithatë sipas sekretsres për Shoqërinë Civile, tani e tutje Basha nuk duhet të gjykohet për të kaluarën, por për atë që po bën e do bëjë në vijim.

“Basha duhet të gjykohet nga tani e tutje për atë që po bën e do bëjë në vijim për të siguruar garë të ndershme. Tani do të duket vullneti dhe aftësia e tij politike. Padyshim që ka bërë gabime apo gjykime të diskutueshme, për arsyen e shumë faktorëve dhe rrethanave, shpjegimin e të cilave ua ka borxh çdo demokrati, deri në shpjegim shterrues. 

PD-ja ka nevojë për të gjithë ne; sot më shumë se kurrë. Një parti si kjo e jona, me kaq shumë kontribues politik që nga themelimi i saj e deri sot tek betejat e forta për demokraci, duhet të dijë të debatojë, të krijojë, të vlerësojë, ti japë ajër mendimit ndryshe, të ketë garë, pa mendje e inate të nxehta( pamvarësisht vapës). 
Ne të gjithë duam PD-në, kjo është që na bashkon!”, shprehet Xhindi.

REAGIMI I XHINDIT

Mendje të ftohta për zgjedhje të nxehta

Paskësh qënë thënë që zgjedhjet do jenë thembra e Akilit këtë verë të nxehtë, e nxehtë nga dielli, e nxehur nga adrenalina e fitores, e përvëluar nga trishtimi i humbjes. Zgjedhjet, ato që të japin mundësinë të përpaqësosh të paktët a të shumtët, ndjekësit politikë apo jo, simpatizantët, besnikët, hileqarët e servilët…zgjedhjet parlamentare…dhe jo vetëm ato, e “dogjën” këtë verë.

Të përvëluar nga trishtimi i humbjes, të inatosur nga ngjarjet që po ndodhin me shpejtësi të parashikuar për shumëkënd, ca të mërzitur dhe ca të inatosur, ca që shajnë, ca që lëvdojnë, ca servil e ca tradhëtar…e gjitha kjo një përplasje brezash, meritash, ofiqesh, grupimesh, pakënaqësish e dashurish …kjo është pak a shumë siç e shoh PD-në time sot.

Sot e dje, dje e pardje, pardje e parsidje kam marrë e vazhdoj të marr mesazhe nga dhjetra miq, kolegë nga shoqëria civile, të njohur, partiakë e jo partiakë, të ditur, të lexuar, të ndershëm, ca dashamirës e ca kritizerë, ca konstruktive e ca mendojnë mes llafeve…pra shumë, shumë. Të gjithë të interesuar për fatin e PDs, për opozitën e fortë që na pret dhe secili më kaloi një mesazh të rëndësishëm, shpesh i njëjti, disa herë i ndryshëm e disa herë i paqartë, por gjithnjë një mesazh që vlen në përpjekje të zgjidhjeve. Në dëshirën për të mbajtur mend çdo mesazh, truri bëri selektimin e vet dhe mbizotëruan fjalët : bashkim-meritokraci -garë- ringritje- opozitë të fortë Edi Ramës.

Çdo betejë ka humbës e fitues, por nga çdo betejë mendjet hapura e të ndritura kurrë nuk dalin humbëse: ose fitojnë, ose mësojnë. Mendoj që për Partinë Demokratike fitoret dhe mësimet në këto 27 vjet kanë qenë një shkollë e madhe demokracie, qëndrueshmërie, fisnikërie, shkollë për të elaboruar e praktikuar idetë e djathta, por kemi mësuar edhe nga konfuzioni me praktikat e majta, shkollë që na ka ndihmuar si të vlerësojmë njëri tjetrin, demokratët e thjeshtë, mbështetës pa pretendime të çdo kohe, të cilët janë vlerë, ato që na kanë mbështetur hapur e pa kushte ofiqesh, shkollë ku janë pranuar e vlerësuar mendjet inovatorët, intelektualet…e kush më shumë e më mirë se PD. 

Sigurisht në politikë asgjë nuk ndodh rastësisht, por ndodh me arsye, që i po nuk i analizove me kujdes, pa emocion dhe në kohën e duhur, rrezikon të mos mësosh, të mos reflektosh dhe u jepet terren servilëve e inatçorëve, më shumë nga idealistëve e parimorëve.

Këto zgjedhje për PD-në ishin një goditje, nga ato që të hutojnë dhe që kanë nevojë për kohë që të të ftohet koka e të analizosh, të gjesh arsyet, faktorët, aktorët, figurantët etj etj…dhe të reflektosh!
Ama shumë shpejt mendja e nxehtë nxjerr të parin përgjegjës Lulzim Bashën. 
Po, e drejtë, Basha duhet te gjykohet, por i tëri ama jo me copëza dhe jo i vetëm. Shumë prej nesh flasin nisur nga momentumi, i cili është humbës dhe jo nga analiza dhe faktet e opozitës së tij 4-vjeçare. 

A arriti Basha dhe ne demokratët të bënim në PD një reformë të thellë politike për bashkim ndaj kauzave të djathta? Them se përpjekjet serioze u bënë, pat arritje…por dhe dështime.
A nuk ju kujtohet sa i trishtë dhe i pashpresë ishte post qershori i 2013-ës? Por ne ditëm të ngrihemi, të jepnim shpresë për demokratët. Në pak kohë PD do rregjistronte dhe të shtonte anëtarësinë, të zgjidhte strukturat, të bënte zgjedhje për organet e saj të larta politike, të zgjidhte këshillin kombëtar e kryesinë e saj, të formonte dhe të mblidhte rreth departamenteve politikanë të rinj e të karrierës, përfaqësues të ish pronarëve, të ish të përndjekurve politikë, profesionistë të fushave zhvillimore, artistë, sportiste, të rinj të mirëshkolluar, akademikë, intelektualë, njerëz të ndershëm e me integritet, gati për një PD të fortë, pa pasë axhendë republikash të reja a të vjetra, por të bashkuar për një opozitë Blu! 
Në 4 vite PD bëri opozitë kundër drogës dhe krimit, u përball fuqishëm politikisht në parlament nën presionin dhe egërsinë e krimit, oligarkëve, numrave e vendimmarrjeve me efekte kombëtare të mazhorancën Rama- Meta. 

Në këto 4 vite opozitë Basha dhe demokratët arritën shumë në sferën e politikës me ligjin e dekriminalizimit, me perpjekjet dhe luftën kundër drogës, me luftën për zgjedhje të lira. 
Në 4 vite u krijuan plot rrethana kundër opozitës së Lulzim Bashës, për të cilat të gjithë ne kemi debatuar, shkruar e dëgjuar, që ai nuk i kontrollonte. 

Edhe pse ne sot flasim sikur këto 4 vite të kishin qenë një situate normale, them se Basha objektivisht e ka pasë të veshtirë, opozitë e vështirë, sulme ndaj PD-së dhe ndaj tij personalisht, sulmi i pushtetit për të gjunjëzuar opozitën dhe kreun e saj. 
E pra ishim të gjithë bashkë dhe arritëm shumë!

Basha duhet të gjykohet nga tani e tutje për atë që po bën e do bëjë në vijim për të siguruar garë të ndershme. Tani do të duket vullneti dhe aftësia e tij politike. Padyshim që ka bërë gabime apo gjykime të diskutueshme, për arsyen e shumë faktorëve dhe rrethanave, shpjegimin e të cilave ua ka borxh çdo demokrati, deri në shpjegim shterrues. 

PD-ja ka nevojë për të gjithë ne; sot më shumë se kurrë. Një parti si kjo e jona, me kaq shumë kontribues politik që nga themelimi i saj e deri sot tek betejat e forta për demokraci, duhet të dijë të debatojë, të krijojë, të vlerësojë, ti japë ajër mendimit ndryshe, të ketë garë, pa mendje e inate të nxehta( pamvarësisht vapës). 
Ne të gjithë duam PD-në, kjo është që na bashkon! (D.D/Shuplaka)

Etiketa: nevila xhindi
Pas

Berisha përkujton 2 korrikun e 1990-ës: Rinia rrëzoi murin e Berlinit në Tiranë

Para

Protesta te ish-Parku i Autobusave, policja shan gazetaren me “libër shtëpie”

Para
Protesta te ish-Parku i Autobusave, policja shan gazetaren me “libër shtëpie”

Protesta te ish-Parku i Autobusave, policja shan gazetaren me “libër shtëpie”

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ndezi zjarr në tokën e tij por u dogjën edhe 225 rrënjë ulliri, arrestohet 64 vjeçari në Fier

Rusia kryen sulme masive ndaj dy rajoneve kyçe në Ukrainë

EMRI/ Tentoi të kalonte 3 emigrantë të huaj drejt Greqisë, arrestohet në Korçë marokeni 24-vjeçar

Furnizonin me kokainë shpërndarësit në Tufinë, Kinostudio e Fresk, 2 të arrestuar në Tiranë (Emrat)

Putini premtoi se 18-vjeçarët nuk do të luftonin në Ukrainë, por të paktën 245 prej tyre kanë humbur jetën

Dështon rrjeti i prostitucionit në Elbasan, arrestohen tutorë e punonjëse seksi! Procedohen pronarët e dy apartamenteve dhe sanitarja

Operacioni ‘Plazhi i lirë’/ Hiqen 85 çadra dhe shezlongë te Kepi i Rodonit në Durrës, vihet nën hetim 59-vjeçari

Krim i rëndë në Budva, 65-vjeçari vret vëllanë dhe nipin! Ulet në kafe pas ngjarjes dhe pret policinë

Zjarret kanë përfshirë vendin, 45 automjete zjarrfikëse dhe 485 forca operacionale në terren! Cilat janë zonat me rrezik më të lartë

Mbyti babanë me tel, policia arreston bashkëpunëtorin e 26-vjeçares

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.