06:59 | 28/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Dy herë tritol në banesë dhe lokal biznesmenit, një vit më parë iu zhduk i vëllai (PISTA E POLICISË)

08:50 | 03/07/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shpërthim me eksploziv banesës në Vlorë, hera e dytë brenda pak ditësh

Ditën e djeshme një sasi tritoli ishte vendosur në derën e banesës së Robert Mehmetit, 57 vjeç në qytetin e Vlorës.

Ndërkohë që pak ditë më parë një sasi e ngjashme eksplozivi ishte vendosur në lokalin e Mehmetit, nga shpërthimi i të cilit u shkaktuan vetëm dëme materiale.

Një prej kamerave të sigurisë që biznesmeni ka vendosur pranë banesës dhe lokalit ka kapur një person me kapele që vendos lëndën plasëse. Pavarësisht se janë sekuestruar pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë, deri tani policia nuk ka arritur ende të bëjë identifikimin e autorit të dyshuar.

Pak ditë më parë, në lokalin e Mehmetit u vendos tritol që shkaktoi gjithashtu vetëm dëme materiale. Lokali ndodhet në katin e parë të ndërtesës në pronësi të biznesmenit 57-vjeçar. Ndërsa këtë herë lënda plasëse u vendos në derën e banesës në katin e dytë.

Sipas Policisë, biznesmenit në fjalë rreth një vit më parë i është zhdukur pa lënë gjurmë i vëllai. Deri tani ende nuk dihet fati i tij. Kjo ngjarje është një nga pistat kryesore ku policia e Vlorës ka përqendruar hetimet, edhe pse zyrtarisht nuk ka ende një pistë për këtë ngjarje.

Sipas Policisë, në momentin e shpërthimit në banesë nuk ka pasur asnjë person. Madje, saktësohet se që pas shpërthimit në lokal biznesmeni bashkë me familjarët janë larguar.

“Më datë 02.07.2017, rreth orës 03:25, në banesën e shtetasit R.M., 57 vjeç, banues në Vlorë, persona të paidentifikuar ende i kanë vendosur lëndë eksplozive (plasëse) kësaj banese. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Lirimi’ pranë rrugës ‘Demokracia’, ku dyshohet se pranë derës së kësaj banese (kati II) është vendosur një sasi e vogël lëndë shpërthyese. Si pasojë e shpërthimit kemi vetëm dëmtime të pjesshme të derës së banesës”, bën të ditur zyrtarisht policia.

Nuk dihen ende shkaqet e këtyre sulmeve ndaj biznesmenit nga Vlora, Robert Mehmeti, por hetuesit po gërmojnë në të kaluarën e kësaj familjeje, për të zbuluar ndonjë konflikt të mundshëm që ata mund të kenë me persona të tjerë. (E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: shperthim me eksplozivvlore
Pas

“Imagjino pamjen perfekte”, Lori Hoxha më sensuale se kurrë (FOTO)

Para

“Basha po kopjon Ramën në humbje, jashtë PD-së qëndron ende në fuqi marrëveshja e 18 Majit”

Para
Viti i vrasjes së madhe

"Basha po kopjon Ramën në humbje, jashtë PD-së qëndron ende në fuqi marrëveshja e 18 Majit"

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufteIzraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufte

E rëndë në Meksikë/ Gjenden 17 trupa brenda një shtëpie në shtetin më të dhu*shëm të vendit, Guanajuato

Trump i jep goditjen e fundit Harvardit, anulon kontrata federale me vlerë 100 mln dollarë

Marrëveshja me Italinë, anija ushtarake ‘Spica’ niset drejt Shqipërisë me 30 emigrantë

Administrata Trump do të monitorojë rrjetet sociale të studentëve të huaj që kërkojnë viza

Ishte mbështetës i tij, Trump fal ish-sherifin e dënuar për ryshfet

Deputetët francezë mbështesin ligjin që lejon eutanazinë

PD ankimon Shkodrën në KAS: Të shpallen të pavlefshme dhe të përsëriten zgjedhjet në qarkun e Shkodrës

Ka ardhur droga e re, ‘Yellow Zushi’! U zbulua në valixhen e një 39-vjeçari. Po e transportonte në Shqipëri

EMRI+FOTO/ E rëndë në Itali – 39-vjeçari shqiptar aksidentohet për vdekje teksa ishte nisur për në punë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.