01:28 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Temperaturat e larta, zonat kur ka vatra zjarri

10:30 | 03/07/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Temperaturat e larta, zonat kur ka vatra zjarri

Emergjencat Civile kanë dhënë dejate në lidhje me situatën e krijuar për shkak të motit të nxehtë dhe masat ndaj zjarreve. Gjatë 24 orëve të fundit mbi vendin tonë ka mbizotëruar mot i nxehtë me kthjellime dhe vranësira në pjesën qendrore.

Deri më tani e vetmja vatër zjarri e konstatuar ishte në Çorovodë, ku pati dëme në një pyll me pisha, e konkretisht:

Në fshatin Bogovë, ra zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Shërbimi vendor i MZSH Skrapar shkoi në vendngjarje dhe punoi me mjete rrethanore për shuarjen e zjarrit për shkak të terrenit të thyer malor. Në ndihmë për shuarjen e zjarrit shkuan dhe banorë të zonës. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 0.3 ha me shkurre dhe pisha.

Nga qarqet e vendit nuk raportohen probleme për shkak të kushteve të motit.

Emergjencat Civile ftojnë qytetarët që nëse konstatojnë zjarre të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129, apo 0694110198, pasi ndërhyrja në kohë shmang pasojat e rënda.

Gjatë ditës së sotme temperaturat do të zbresin, duke ulur mundësitë e përhapjes së vatrave të zjarrit:
– në vendet malore: temperaturat minimale 14°C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 25°C.
– në vendet e ulëta: temperaturat minimale 17°C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 30°C.
– në bregdet: temperaturat minimale 19°C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 29°C. (J.V/Shuplaka)

 

 

 

Etiketa: Motivatrazjarr
Pas

Deputeti i PD-së: 5 kandidatët të verifikohen për lidhjet me ish Sigurimin, jo njerëz që kanë shitur shpirtin dreqit

Para

Rama mbledh sot për herë të parë deputetët e rinj, ZBARDHET fokusi i takimit

Para
Rama thërret në takim deputetët e zgjedhur, ç’do ju komunikojë që s’tolerohen mungesat?

Rama mbledh sot për herë të parë deputetët e rinj, ZBARDHET fokusi i takimit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rinumërimi në Durrës, Kalaja: U premtuan 295 kuti, u hapën vetëm 154

Kryeministri polak Donald Tusk paralajmëron “patrullat qytetare” në kufi: Veprimet janë të paligjshme

Reuters: Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

Merz i kërkon Trumpit rifillimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, në fokus sistemet Patriot

Situata e zjarreve në vend: 14 vatra të raportuara, 10 të shuar dhe 4 ende aktive

Ndërpritet rryma në centralin bërthamor Zaporizhja, Ukraina akuzon Rusinë

Kurti pret deputetë britanikë: Diskutim për mbrojtjen, investimet dhe Procesin e Berlinit

Mbyllet rinumërimi i votave dhe për qarkun e Durrësit

SHBA “kërcënon” BE-në: Tarifa 17% për eksportet bujqësore evropiane

“Rusia ka përdorur gjerësisht armë kimike në Ukrainë”, Holanda bën thirrje për sanksione më të ashpra

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.