Deri në krijimin e qeverisë së re kryeministri Edi Rama i ka ngarkuar një detyrë të posacme kreut të grupit parlamentar, Gramoz Ruçit.
Gjatë mbedhjes së sotme me deputetet e rinj, Rama tha se deri në fillim të shtatorit kur të dalë edhe ekipi i ri qeverises, Ruçi do te jete në krye të nje grupi pune për hartimin e një raporti lidhur me punën e çdo deputeti në zonë.
“Kryetarit aktual grupit Gramozi nga sot do të krijojë një grup pune ku do të përfshihet Taulant Balla, Saimir Tahiri, Ulsi Manja, Klodjana Spahiu, Ermonela Felaj e këdo tjetër që do të përfshijë Gramozi dhe do të bëjnë një raport të aktivitetit të deputetëve në parlament dhe në zonën e përfaqësimit. Zyrat elektorale e deputetëve të jetë e hapur vazhdimisht për njerëzit, tashmë është një dosmosdoshmëri. Roli i deputetëve duhet të dokumentohet gjatë dëgjesave në cdo qark,” tha Rama.