Nuk ishin të paktë shqiptarët që u futën në ambasada në vitet ’90 me qëllimin e vetëm për një jetë më të mirë jashtë vendit. Ata kapërcyen kangjella dhe mure për t’u larguar nga sistemi i egër.
Kjo foto më poshtë është shkrepur në korrik të vitit 1990 dhe në të shfaqen në ambasadë disa shqiptarë të cilët u vendosën atje duke shpresuar për t’u larguar nga diktatura komuniste. Por ajo që na bie në sy te kjo foto përveç fëmijës së vogël është edhe një dele.
Ylli Bodinaku ishte ai, i cili kur kaloi murin e ambasadës mori vete djalin dhe vogël dhe kafshën që kishte, delen.
Kjo foto është publikuar nga Eljan Tanini i cili shprehet: “Më në fund fotoja që desha erdhi. Kam kërkuar kaq shumë për ato ditë lirie, sa më duket sikur edhe jeta ime është e lidhur me këto ngjarje. 2 Korrik 1990, Ylli Bodinaku me djalin e vogël brenda Ambasadës Gjermane. Rëndësi ka që u gjet një foto me qengjin, te cilin bashkë me rrobat dhe te tjera sende i mori nga shtëpia”. (J.V/Shuplaka)