Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Bavari të Gjermanisë, një autobus është përplasur me një kamion.
Mediat gjemrane shkruajnë për të paktën se 30 persona kanë humbur jetën ndërsa 18 prej tyre kanë humbur, nuk dihet ende nëse ata janë të humbur apo kanë ndërruar jetë gjatë flakëve në të cilin u përfshi autobusi.
Në lidhje me ngjaren e ndodhur kancelarja gjermane Angela Merkel, ka thënë se lutjet tona shkojnë për të afërmit e të aksidentuarëve.
“Dimë se ka një numër të madh viktimash e shumë të plagosur. Mendimet dhe lutjet tona shkojnë për të afërmit e të prekurve nga ky aksident tragjik. Të lënduarve ju urojmë me gjithë zemër shërim të shpejtë”, u shpreh Merkel.
Ndërkohë që zëdhënsi i policisë Jugren Stader, ka deklaruar se ata janë realistë dhe se pritet se do të këtë një numër të madh vdekjesh.
(S.SH/Shuplaka)