Në këto ditë të nxehta korriku, është shënuar një zjarr në pyjet e Korçës. Mirëpo pavarësisht se metereologët kanë paralajmëruar rastet e zjarreve për shkak të tmeperaturave të larta, siç duket ky rast nuk ka qenë natyror.
Mësohet se zjarri ka rënë në kurorën e pishave në fshatin Barç të Korçës. Policia dyshon se zjarri është shkaktuar nga një person, i cili i ka vënë flakën një bari. Personi, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është shoqëruar në komisariat.
Për fat të mirë zjarri është parandaluar nga shërbimi pyjor dhe policia, ndërsa zjarrfikësit nuk kanë mbërritur fare në vendngjarje, pavarësisht se janë lajmëruar. Policia bën me dije se akoma po punohet për normalizimin e situatës. (D.D/Shuplaka)