Kryesia e Partisë Demokratike-së e cila është mbledhur në orën 19:00, po shqyrton kandidaturat për kreun e saj. Mësohet se për garën kanë aplikuar 8 kandidatë, mirëpo sipas Edi Palokës, i cili po drejton mbledhjen, vetëm dy kandidatë i plotësojnë kriteret. Ata janë Lulzim Basha dhe Eduard Selami.
Po ashtu mësohet se gjatë mbledhjes, grupi anti-Basha ka kërkuar ndryshim të rendit të ditës.
“Kryesia të anulojë procedurën e nisur për kryetarin e PD. Procedura për kryetarin e PD është anti statutore. Kërkesa për rend dite të hidhet në votim të fshehtë. Kjo kërkesë mbështetet nga 1/6 e anëtarësisë”, tha Gent Malko.
Kujtojmë se kandidatët emrat e të cilëve janë mësuar deri më tani janë Lulzim Basha, Eduard Selami, Erion Piciri dhe Astrit Sinanaj. Ndërsa Astrit Patozi u tërhoq nga gara.
Vijon…(B.H/Shuplaka)