Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike e drejtuar nga Edi Paloka.
Mbledhja e kryesisë së PD-së u bë për miratimin e kandidaturave për kreun e Partisë Demokratike.
Kryesia e PD-së ka votuar për anëtarët e komisionit të votimit për zgjedhjet brenda PD-së.
Tritan Shehu, Jemin Gjana, Enkelejd Alibeaj, Dhurata Çupi dhe Bardh Spahia.
Në këtë komision do të kenë përfaqësuesit e tyre edhe dy kandidatët për kreun e PD-së.
Deri tani Basha ka zgjedhur Arben Ibron, ndërsa Selami ende nuk e ka bërë zgjedhjen e tij.
Lulzim Basha dhe Eduard Selami do të jenë dy kandidaturat që do të garojnë më 22 korrik, për kreun e Partisë Demokratike.
Nga 8 kandidatë që kishin aplikuar për garën për kreun e PD-së, Kryesia vendosi që më 22 korrik të përballen Lulzim Basha dhe Eduard Selami, një propozim i bërë ky nga drejtesi i mbledhjes Edi Paloka, që në nisje të saj.
Gjatë mbledhjes, grupi anti-Basha paraqiti një kërkuesë për ndryshimin e rendit të ditës, e cila u rrwzua.
“Kryesia të anulojë procedurën e nisur për kryetarin e PD. Procedura për kryetarin e PD është anti statutore. Kërkesa për rend dite të hidhet në votim të fshehtë. Kjo kërkesë mbështetet nga 1/6 e anëtarësisë”, tha Malko. (B.H/Shuplaka)