09:40 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Florian Agalliu flet si baba dhe tregon marrëdhënien me të motrën: Kur ajo u martua nuk flija më në dhomë, ndihesh bosh

08:57 | 04/07/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Florian Agalliu flet si baba dhe tregon marrëdhënien me të motrën: Kur ajo u martua nuk flija më në dhomë, ndihesh bosh

Florian Agalliu është bërë ndër personazhet më të dashur të ekranit prej më shumë se tre vjetësh tashmë që punon në televizion.

Pak pas studimeve në Universitetin e Arteve, ai pati ekpseriencën e parë si aktor në serialin mjaft të ndjekur për kohën “Komuna e Parisit”, i cili e identifikoi si personazh dhe menjëherë më pas do të nisnin për Florin edhe projekte të tjera, të cilat do ta afronin edhe më shumë me publikun.

Tani që puna në televizion është më intensive, me prezantimin e disa programeve dhe spektakleve të ndryshme, me filmin dhe teatrin Flori ka krijuar një lloj distance – kjo edhe për shkak të mënyrës së funksionimit te teatrit dhe kinematografisë në Shqipëri.

Megjithatë, këtë pasdite, i ftuar në “Rudina”, në Tv Klan, Flori ka ndarë me publikun edhe jetën jashtë ekranit, duke rrëfyer për statusin si baba, të cilin e gëzon prej katër vjetësh, lidhjen e veçantë me vajzën Mia Flores, por edhe për një njeri shumë të veçantë të familjes që sot i bëri një surprizë – motra, Dori, bashkë me dy vajzat e saj.

Siç tregon Flori, para se të bëhej baba, kalonte shumë kohë me mbesat, vajzat e motrës së tij, me të cilat ishte shumë i lidhur dhe mendonte se asnjë dashuri nuk do t’i zëvendësonte, por pas ardhjes në jetë të Mias, jeta u transformua dhe u fokusua te qendra e universit që tanimë ishte e bija: “Nuk e kuptoja kurrë që mund të isha kaq i dhënë pas saj. Jeta të transformohet, e gjitha bota rrotullohet rreth saj, kudo që të jesh, mendjen e ke vetëm tek ajo…” – rrëfen Flori, por pa harruar që edhe mbesat i ka pikë të dobët dhe i do shumë.

Dhe meqë dolën në skenë mbesat, edhe e motra është pas ekranit bashkë me to. Në një video-mesazh, e motra e Florit, Dori, thotë se është shumë krenare për emrin që ai mban (meqenëse është ajo që ia ka zgjedhur emrin), sepse ashtu siç ka emrin, është edhe vetë në të vërtetë: “E dija që në fillim që do të ishe flori dhe ashtu je… Na ke dhuruar shumë lumturi që kur linde e deri më sot. Shpresoj të të shoh në maja më të larta…” – thotë Dori ndër të tjera për vëllanë.

Edhe dy mbesat kanë për të thënë diçka për dajën e tyre: “I dashur dajë, ne të duam shumë dhe të urojmë të gjitha të mirat në jetë…” – pa harruar t’i kujtojnë atij që t’u bashkohet sa më shpejt për të shkuar në pishina.

Pas video-mesazhit, Flori nuk e fsheh emocionin: “Jam i emocionuar, në fakt, sepse nuk më ka rastisur të flas ndonjëherë për motrën në ekran. Me Dorin kam një lidhje shumë të veçantë. Ne jemi rritur bashkë në një shtëpi për 20 vjet, kemi qenë të pandarë. Ndanim gjithçka bashkë duke nisur që nga gjërat më banale në shtëpi e deri tek kafet që na bashkonin për folur çdo gjë me njëri-tjetrin.”

Por erdhi një ditë që Flori iu zemërua së motrës për shkak se ajo u martua dhe krijoi familjen e saj: “U mërzita shumë pasi ajo u martua. Më është dashur të jetoj shumë pak kohë në dhomën që rrinim të dy dhe ndihesha keq, edhe nga gjërat më banale, ndihesha bosh, sepse isha mësuar ta kisha gjithmonë atë…”  – rrëfen Flori për të motrën, me të cilën edhe sot ka një marrëdhënie të veçantë, edhe pse secili kanë familjet e tyre për të cilat duhet të kujdesen. Por nuk i harroi edhe mbesat: “Të dielën, në pishina..” – ua premtoi ai nga ekrani./ Class

Etiketa: floriflorian agalliu
Pas

Strazimiri sulmon kritikët e Bashës: PD e “reformuar” sipas modelit të mjeranëve le të shuhet

Para

Ese për Enver Hoxhën, Selami: Nuk jam krenar po duhej të mbroja famlijen

Para
Ese për Enver Hoxhën, Selami: Nuk jam krenar po duhej të mbroja famlijen

Ese për Enver Hoxhën, Selami: Nuk jam krenar po duhej të mbroja famlijen

Discussion about this post

 



Të Fundit

I kërkuar për trafik droge dhe zhvatje, arrestohet në Shqipëri 41-vjeçari nga Shkupi

Finalja e Botërorit të Klubeve, Chelsea dhe PSG përballen në një superduel në New York

Zjarri në Palokastër të Gjirokastrës rrezikon banesat, vihet nën kontroll

Trump shpall tarifa të reja ndaj BE-së: Reagojnë Franca, Gjermania, Holanda dhe Italia

“Jo standarde të dyfishta”/ Deputeti gjerman kritikon heshtjen politike për gjendjen e shqiptarëve në Serbi

Propozohet kufizim të fëmijëve emigrantë në shkollat ​​gjermane! Mbështetje dhe kritika

Hamasi refuzon një tjetër propozim nga Katari për armëpushim

Kurti takohet me zyrtarin e lartë të DASH, diskutohen raportet me Serbinë

Me urdhër të Rubios, pushohen nga puna 1300 punonjës në DASH, mes tyre Yuri Kim! Ish-ambasadorja në protestë, përqafim mes lotësh me kolegët

Ndihmës Sekretari i Shtetit arrin në Kosovë, SHBA thekson prioritetet për stabilitet dhe zhvillim rajonal

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.