20:20 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Nishani MESAZH urimi Trump-it për ditën e pavarësisë së SHBA-ve: Mirënjohje e thellë për mbështetjen dhe ndihmën e pakursyer që na keni dhënë

10:12 | 04/07/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gjilani nderon Bujar Nishanin, e shpall “Qytetar Nderi”

Presidenti  Bujar Nishani i ka dëguar një mesazh urimi Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump me rastin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve.

Nishani thekson marrëdhëniet strategjike mes dy vendeve si dhe i shpreh Trumpit mirënjohjen për ndihmën që SHBA-të i kanë dhënë vendin tonë.

“I nderuar Zoti President,

Kremtimi i 241-vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, më jep kënaqësinë e veçantë që, në emrin tim dhe të popullit shqiptar, të përcjell urimet më të ngrohta e të përzemërta për Ju dhe popullin mik amerikan.

Në këtë ditë të shënuar për vendin Tuaj, konstatoj me shumë kënaqësi se marrëdhëniet e shkëlqyera e të partneritetit strategjik mes dy vendeve tona janë forcuar e zgjeruar ndjeshëm e në mënyrë konstante. Në themel të këtyre marrëdhënieve qëndron miqësia e fortë mes dy vendeve tona, si dhe roli e kontributi i komunitetit shqiptaro-amerikan, që i ka dhënë një përmbajtje shumë të veçantë këtyre marrëdhënieve.

Përfitoj nga rasti që të shpreh mirënjohjen e thellë për mbështetjen dhe ndihmën e pakursyer e shumëdimensionale që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë shqiptarëve, për më shumë se një shekull, si në krijimin dhe konsolidimin e shtetit të pavarur shqiptar, ashtu edhe në konsolidimin e demokracisë dhe të shtetit ligjor. Ju siguroj se, Shqipëria do të jetë një partner besnik dhe aktiv krah Shteteve të Bashkuara, në të gjitha nismat e saj në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe ruajtjes së paqes në botë.

Me urimet më të mira për shëndetin dhe lumturinë Tuaj, si dhe zhvillimin e përparimin e mëtejshëm të Shteteve të Bashkuara dhe të popullit amerikan, ju lutem pranoni, Zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë”, thuhet në urimin e Nishanit.

(E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: Bujar Nishanidonald trumpmesazh uriminishani
Pas

Çako mbledh drejtorët e policive në rrethe: Temperaturat e larta politike kërkonin të përbaltnin punën tonë

Para

“Duhet të çlirohemi pa keqardhje nga zinxhirët e së kaluarës, nga robërimi vetëmburrës”

Para
“Duhet të çlirohemi pa keqardhje nga zinxhirët e së kaluarës, nga robërimi vetëmburrës”

"Duhet të çlirohemi pa keqardhje nga zinxhirët e së kaluarës, nga robërimi vetëmburrës"

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në Gjermani, 50 për qind më pak kërkesa për azil sesa vitin e kaluar

Rama: Energji pushimesh në Gjirin e Gramës

Dronë vetëvrasës ukrainas shkatërrojnë depot e karburantit në Rusi

FBI hap zyrë në Zelandën e Re, zemërohet Pekini

Zbulohet një skemë e madhe ryshfeti në Ukrainë

Rusi, vullkani shpërthen në Kamchatka pas 450 vitesh

Bora më e dendur në dekada mbulon Australinë

Drafti i Kodit të ri Penal, deri në 8 vite burg për tregtimin e ilaçeve pa leje dhe të skaduara

Makina përplas çiklistët në Izrael, një grua mbeti e vrarë dhe dy të tjerë u plagosën

Të paktën 30 të plagosur pasi treni del nga shinat në Pakistan

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.