12:55 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“Kjo nuk është ditë e shënuar vetëm për SHBA-në”, Meta mesazh urimi kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve (LETRA)

17:30 | 04/07/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Çfarë i duhet Ilir Metës që të bëhet President (DETAJET)

Me rastin e Ditës së Pavarësisë së shteteve të Bashkuara të Amerikës, kreu i Kuvendit dhe Presidenti i ardhshëm Ilir Meta i ka dërguar një mesazh urimi Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Paul Ryan.

Sipas Metës, kjo është ditë e shënuar për të gjithë botën dhe jo vetëm për SHBA-në dhe shpreh mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme që shteti më i fuqishëm në botë hë për hë, i ka ofruar Shqipërisë.

“Kjo nuk është një ditë e shënuar vetëm për SHBA-në, por për të gjithë botën, pasi etërit tuaj themelues kanë themeluar vendin më demokratik në botë.

Shqipëria dhe populli shqiptar janë mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme që vendi juaj na ka dhënë gjatë gjithë historisë. Kam besim se marrëdhëniet e shkëlqyera dhe unike, partneriteti strategjik dhe bashkëpunimi si anëtarë të NATO-s do të vazhdojnë të forcohen dhe të zhvillohen më tej.”, shkruhet në urimin e Metës.

LETRA E METËS

Drejtuar: SH.T.Z. Paul RYAN

Kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve

ËASHINGTON DC

I nderuar Kryetar,

Në emër të Parlamentit Shqiptar dhe në emrin tim, dëshiroj t’ju përgëzoj për 4 korrikun, Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndërsa festoni këtë ditë të veçantë në mbarë vendin, ju uroj juve dhe kombit amerikan sukses dhe prosperitet . Kjo nuk është një ditë e shënuar vetëm për SHBA-në, por për të gjithë botën, pasi etërit tuaj themelues kanë themeluar vendin më demokratik në botë.

Shqipëria dhe populli shqiptar janë mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme që vendi juaj na ka dhënë gjatë gjithë historisë. Kam besim se marrëdhëniet e shkëlqyera dhe unike, partneriteti strategjik dhe bashkëpunimi si anëtarë të NATO-s do të vazhdojnë të forcohen dhe të zhvillohen më tej.

Përfitoj nga ky rast, të rinovoj ftesën time për Ju për të vizituar Shqipërinë në një kohë më të përshtatshme për Ju.

Ju lutem pranoni urimet e mia të përzemërta për sukses në detyrën Tuaj të rëndësishme dhe sigurimet e konsideratës sime më të lartë.

Me respekt

Ilir META (D.D/Shuplaka)

 

Etiketa: ilir meta
Pas

VIDEOJA që po thyen rrjetin, gazetarit i ndalet zogu mbi kokë gjatë transmetimit live

Para

Juncker shpërthen ndaj Parlamentit Europian: Nuk marr më pjesë, është qesharak

Para
Juncker shpërthen ndaj Parlamentit Europian: Nuk marr më pjesë, është qesharak

Juncker shpërthen ndaj Parlamentit Europian: Nuk marr më pjesë, është qesharak

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha: Farsa elektorale konsolidoi narkoregjimin! Mediat e mëdha ndërkombëtare flasin për narkoshtetin, mediat shqiptare heshtin

Reagon Ilir Meta pas kërkesës për tu paraqitur në SPAK

Aksidenti tragjik me pasojë vdekjen e një fëmijë, burg pa afat për ukrainasin

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Hierarkia”

Tragjike në Deltën e Danubit – 4 viktima, mes tyre një fëmijë, pasi u përmbys një varkë me 14 persona në Tulcea

Marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare, shpallet në kërkim 30-vjeçari. Procedim penal edhe për dy të mitur

Avokatët e Veliajt: Të shqetësuar, SPAK përpjekje që procedimin penal ta shndërrojë në gjyq publik

Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kontroll në zyrat e kompanisë Soft & Solution në pronësi të Ermal Beqirit

Portugalia përballet me zjarre të shumta pyjore, mbi 1,700 zjarrfikës luftojnë me flakët

52 Vatra zjarri në 24 orët e fundit, dy ende aktive, katër në monitorim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.