Ka përfunduar pjesa e parë mes Kukësit dhe Dinamo Moskës me rezultatin 2-0 në fafor të skuadrës ruse.
Duket që Dinamo e Moskës është një kafshatë e fortë për ekipin shqiptar të cilët kanë pësuar dy gola shumë të shpejë, ne vetëm 8 minuta lojë.
Epërsia e kundërshtarëve është vënë re që në minutën e parë pasi Kukësi ka pësuar një gol shumë të shpejtë, që në sekondën e 37, për golin e dytë ka menduar lojtari tjetër i Dinamos së Moskës, Sapete, i cili arriti të dyfishonte shifrat pas një tjetër pakujdesie nga ana e mbrojtësve të Kukësit, duke dyfishuar rezultatin.
Pjesa e parë ka përfunduar me këtë rezultat, mbetet për t’u parrë nëse kampionët e Shqipërisë do të reagojnë në pjesën e dytë.
Kjo është një ndeshje miqësore dhe i shërben fazës përgatitore për ndeshjet e Europës.Ndeshjen zyrtare Kukësi do ta luajë me 12 korrik në orën 19:00 në Moldavi përballë Sherif Tiraspolit. (B.H/Shuplaka)