Deputeti i PD-së, Ervin Salianji i ka dalë në mbrojtje Lulzim Bashës pas sulmeve të kundërshtarëve të tij politik për të afërmit e tij.
Ai, duke aluduar për sumet që i janë bërë Bashës për kunatin e tij nga ish-deputetë dhe funksionarë të lartë të PD-së si Ruli, Topalli, Patozi e tjer ka deklaruar se ky lloj sulmi është një mjerim politik.
Sipas tij të gjithë kanë përgjegjësi për humbjen dhe Lulzim Basha e ka marrë përgjegjësinë e tij.
REAGIMI I SALIANJIT:
Biografia e familjes, argument monist, mjerim politik dhe shkretim i mendimit!
Lulzim Basha ka pergjegjesi per zgjedhjet dhe e ka marre pergjegjesine per zgjedhjet. Cdo deputet, Ish-deputet, drejtues partie, ish-drejtues te larte te administrates ka pergjegjesi per zgjedhjet! Se sa dhe se si do ta vleresojne me vote anetaret e PD-se dhe po ashtu analiza e plote ne cdo seksion te Partise Demokratike.
Ndersa duhet te kishte argument per menyren e organizimit apo vendimmarrjen strukturore, ndertohen konspiracione dhe akoma me keq i behet biografia e familjes si ne monizem, ky eshte mjerim politik, mungese argumenti dhe shkretim i mendimit perveçse deshperim i papermbajtur personal!
(B.H/Shuplaka)