Në ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, presidenti Donald Trump nuk i është shmangur përgjegjësive.
Trump ka zhvulluar sot një diskutim të gjerë me kancelaren gjermane, Angela Merkel përpara samitit të G20-së javën e ardhshme.
Gjatë momentit kur Trump dhe Merkel po diskutonin me njëri-tjetrin, Shtëpia e Bardhë bëri em dije se Trump mbështet kancelaren, Angela Merkel për ta shndërruar samitin e G20-ës, javën e ardhshme, në një sukses.
“Gjatë bisedës telefonike, liderët diskutuan rreth marrëveshjes së Parisit për klimën, Iniciativës për Financimin e Sipërmarrjes së Grave dhe Tregtinë, duke përfshirë edhe çështjen mbi kapacitetin e tepërt global të çelikut”, thuhet më tej në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë. (D.D/Shuplaka)