21:56 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Përveç titullit edhe shpërblim, FSHF zyrtarizon së shpejti titullin kampion për Partizanin

22:16 | 04/07/2017
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Përveç titullit edhe shpërblim, FSHF zyrtarizon së shpejti titullin kampion për Partizanin

Partizani përveç titullit kampion do të përfitojë dhe dëmshpërblim. Komisioni i Disiplinës në FSHF do të mblidhet së shpejti për të zyrtarizuar ekipin kampion të sezonit 2015-2016. Vendimi i Etikës për t’i hequr titullin e atij sezoni klubit të Skënderbeut detyron tashmë Disiplinën për të shqyrtuar çështjen.

Në tavolinën e komisionit janë dy variante: t’i jepet titulli Partizanit, që atë kampionat e mbylli i dyti, ose sezoni 2015-2016 të mbetet pa një ekip kampion.

Sipas “Panorama Sport” vendimi që do të merret do të jetë ai për shpalljen kampion të Partizanit, i cili e mbylli kampionatin në vendin e dytë.

Por nuk mbaron me kaq, Partizani do të përfitojë edhe 100 milionë lekë pasi në rregulloren e FSHF-së parashikohet që ekipit që i hiqet titulli duhet të kthejë mbrapsht edhe përfitimet e tjera.

“Klubit që i kërkohet ose i urdhërohet kthimi i trofeve duhet të kthejë mbrapsht të gjitha përfitimet e marra, veçanërisht shumat e parave të përfituara, si dhe objektet simbolike”, shkruhet në rregullore.

Skënderbeu duhet të kthejë brenda 7 ditëve nga njoftimi i FSHF-së shumën prej 100 milionë lekësh shpërblim që ka marrë nga institucioni i futbollit si ekipi kampion i sezonit 2015-2016. Menjëherë kjo shumë do të ekzekutohet nga zyra e financës në FSHF për të kaluar në llogari të Partizanit.

Përveç kësaj Partizani mund të përfitojë edhe një premio prej 260 mijë euro por që kjo varet nga UEFA, dje FSHF këtu nuk ka asnjë ndikim.

Në edicionin e kaluar, UEFA dënoi Skënderbeun me një vit mospjesëmarrje në Kupat e Europës, duke i zëvendësuar korçarët me Partizanin në turin e dytë të Ligës së Kampioneve.

Mirëpo, shifra prej 260 mijë eurosh që UEFA jep çdo vit për skuadrat kampione që nuk arrijnë të kualifikohen në fazën e grupeve të Champions-it, nuk është dhënë gjatë edicionit. Pra, këtë shifër nuk e ka përfituar as Skënderbeu dhe as Partizani që mori pjesë në Champions. Tashmë, me të kuqtë që janë në pritje për t’u zyrtarizuar kampion të atij sezoni, gjithçka mbetet në dorë të UEFA-s nëse do të shpërblejë Partizanin.

(B.H/Shuplaka)

 

Etiketa: Partizani-fshf
Pas

“Trump shkel simbolet e kulturës”, xhaketa me monedha 100 dollarshe shpallet karikatura e vitit në Iran

Para

Ndërtimet te ish-Parku i Autobusëve, Veliaj sulmon Bashën: Sa e pa që lekët e kunatit shkuan për taksa, u shkri të reagojë

Para
Ndërtimet te ish-Parku i Autobusëve, Veliaj sulmon Bashën: Sa e pa që lekët e kunatit shkuan për taksa, u shkri të reagojë

Ndërtimet te ish-Parku i Autobusëve, Veliaj sulmon Bashën: Sa e pa që lekët e kunatit shkuan për taksa, u shkri të reagojë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasjet në Theth mes banorëve dhe policisë, famulltari i Shkodrës, Dom Vlash Palaj thirrje për dialog

Lufta 12-ditore me Izraelin, mediat iraniane: Presidenti iranian u plagos në këmbë dhe u largua nga Teherani përmes një kapaku emergjence

Zjarr i fuqishëm në Mallakastër, flakët përfshijnë hapësirën me shkurre dhe ullishte(VIDEO)

Kryediplomati rus Lavrov takim me Kim Jong Un, Pheniani zotohet për të ndihmuar Moskën në luftën ndaj Ukrainës

Përplasen dy motorë uji në Golem, 31-vjeçari nga Kosova përfundon në spital

Haradinaj takon zyrtarin e lartë të DASH, konfirmon përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO

Kim Jong Un u zotua të mbështesë Rusinë “pa kushte”, Seuli zbulon shifrat: Koreja e Veriut i ka dërguar Moskës mbi 12 mln predha

Zjarr në një fabrikë riciklimi në Aleksandropolis, tymi i zi mbulon zonën

“Rusia s’mund të vendosë veton mbi zgjerimin e aleancës”, vendet e Ballkanit shprehin mbështetje për anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Alarm në aeroportin e Southend në Angli, rrëzohet një avion i vogël pak minuta pas ngritjes nga pista (VIDEO)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.