Kryeministri Edi Rama ditën e djeshme festoi 53 vjetorin e lindjes së tij. Por nuk kanë munguar edhe batutat dhe ironitë në rrjetet sociale.
Dy protagonistët kryesorë janë Edi Rama dhe Lulzim Basha në videon e mëposhtme pasi sipas Altin Goxhajt “Basha i ka dërguar Ramës një tortë në formë tepsie me numrin 27”.
“Postieri” i dërgimit të kësaj torte është vetë Goxhaj që shprehet se “Basha e ka porositur t’i çojë tortën Ramës”.
“Kjo hallva, nuk është hallvë mo, kjo është tepsia. Jemi këtu duke i uruar ditëlindjen zotit kryeministër. Torta është me ‘PD’ të shkruar sipër dhe ka numrin 27, ma dha Lul Basha.
Është në formë tepsie dhe ma dha Lulzim Basha. Më tha Basha: Altin të keqen vëllai se ti e njeh Ramën çoja një cikë këtë por nuk dua ta marr vesh njeri.
Ma ka dhënë Basha t’ja coj Ramës, është në formë tepsie dhe po ja çoj si tortë Partinë Demokratike se kjo i mbeti pa marrë, Rama tani mori edhe PD-në”, shprehet Altin Goxhaj me ironi.
Theksojmë se gjithçka në këtë video është ironi dhe batutë. (J.V/Shuplaka)