Duket se nuk kanë të sosur deklaratat tronditëse nga familja Stafa në Durrës. Pas lajmit se nusja tentoi të helmonte vjehrrën drama të tjera vijojnë publikohen në media. Këtë herë akuzat biejnë mbi vjehrrin e 19-vjeçares.
Vetë ajo dhe babai i saj e akuzojnë Eduart Stafën se ka përdhunuar Elda Tanushin. Këtë e ka pranuar babi i Eldës në një intervistë për “Panoramën”.
Ai shprehet se e bija nuk i kishte treguar asgjë, përveç faktit se prindërit e të shoqit e keqtrajtonin. Por në Prokurori ka mësuar edhe deklarimet e vajzës, e cila kishte deponuar se ndaj saj kishte abuzuar seksualisht vjehrri 48-vjeçar.
“Vajza ka dhënë një dëshmi tronditëse. Ajo ka deklaruar se është përdhunuar nga vjehrri, Eduart Stafa, 48 vjeç. Tani Eduart Stafa më ka një borxh të madh pas asaj që i ka bërë vajzës sime”, shprehet babai i Elda Tanushit.
Ndërsa tregon se në momentin që e bija do të lirohet, do ta marrë me vete në shtëpinë e tij e nuk do të lejojë më që kjo martesë të vazhdojë. (E.K/SHUPLAKA)