Një 20 vjeçar ka rënë nën prangat e Policisë në Krujë. Është fjala për Sokol Kurtin i cili prej kohësh ka përndjekur një 18-vjeçare.
Kurti ka përndjekur me anë të telefonit shtetasen A. Q. 18 vjeçe, si dhe për motive të dobëta ka goditur me grushta babain e saj, shtetasin A. Q. 52 vjeç, banues në Krujë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale” Përndjekja” dhe ” Plagosja e lehtë me dashje” parashikuar në nenet 121/a dhe 89 të Kodit Penal.
(E.K/SHUPLAKA)