Preç Zogaj te “Këndi i Ekselencës” ka theksuar se do të ishte më mirë që të shtyheshin zgjedhjet. “Nuk do më pëlqente shembulli që të dorëheqje dhe të rikandidonte përsëri. Por do të doja të ishte një garë më e menduar, sigurisht që kuptoj edhe momentin që pak a shumë janë të përcaktuara edhe me statut. Për mua do të kishte qënë më mirë që të shtyheshin zgjedhjet”, u shpreh analisti.
Analisiti ka theksuar se vota u ble dhe janë harxhuar miliona euro për zgjedhjet e 25 qershorit. “Nuk e them dot shifrën por të tjetë që kanë vëzhguar fenomenin flasim për miliona euro. Ka ardhur në Lezhë tre herë ministri i Brendshëm gjatë fushtës dhe ditës së zgjedhjeve. Ka ardhur ministri i Brendshëm më një shofer dhe i jam shumë mirënjohës dhe ka qenë prootagonist në një arrestim. Por në punën e tij kundër shitblerjes së votës nuk ka gjetur bashkëpunim pasi pjesa tjetër ishte totalisht e pafuqishme.”, u shpreh Zogaj.
Më tej Zogaj ka deklaruar se Rama gjatë 4 viteve në qeveri zhduki tenderin dhe konkurrencën e lirë. “Rama zhduku tenderin, konkurrencën. Në kohën e Berishës dhe pavarësisht edhe atëherë kishte korrupsion por nga njëra nga kishte garë. Këto janë zgjedhjet më të ndyra më të shëmtura dhe krahasohen me vitin 1996. Shitblerja masive e votave është shëmtia më e madhe, nuk mund ta them që PD ka fituar zgjedhjet. Unë i vlerësoj edhe sondazhet që janë bërë. Manipulini dhe shitbleraja ka bumyer dhe fryrë fitoren e PS-së. Fushata eketorale e ka zhvlerësuar euron në vend më shumë se një sezon.”, tha Zogaj. (J.V/Shuplaka)