Për ngjarjen tronditëse në fshatin Pirg të Maliqit ku u ndalua nga policia babai 36 vjeçar pasi akuzohet se kryente veprime të turpshme ndaj vajzës së tij 5 vjeç, ka reaguar e ëma e tij, Mysret Shuli.
“Nuk është e vërtetë që djali im ka ngacmuar vajzën. Janë sajime të nuses, e cila donte të ndahej nga djali sepse jemi shumë të varfër. Çifti ishte martuar prej 6 vitesh dhe nuk kishin probleme. Përveç vajzës 5 vjeçe kanë edhe një djalë 2 vjeç. Nusja e akuzoi Edisonin tre muaj me parë se ngacmonte vajzën. Edisoni në gjendje të dehur e dhunoi gruan. Vajza e mitur është dërguar në prill tek një psikologe. Çifti kishte 3 muajt e fundit grindje për shkak të vajzës. Nusja një muaj më parë mori dy fëmijet dhe shkoi tek prindërit.”, u shpreh Shuli.
Sipas policisë Pandi Shuli 36-vjeç u ndalua pasi ka kryer vepra të turpshme me vajzën e tij të mitur 5-vjeçare si dhe ka ushtuar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
“Prova të mjaftueshme për veprën penale të konsumuar. Fëmija nën kujdesin e një psikologe ndërsa është kryer një vizitë mjekësore por grupi i hetimit në pritje të pergjigjes së vizitës për të parë deri ku ka shkuar ngacmimi i babait me vajzën vetëm 5 vjeç”, njofton Prokuroria.
DETAJE:
Kryente vepra të turpshme ndaj vajzës së tij, si edhe ushtronte dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes.
Policia ndalon autorin e dyshuar të ngjarjes. Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë ndalimin e shtetasit:
Pandi. Sh, 36 vjeç, banues në njësinë administrative Pirg.
Ndalimi i tij u bë në bazë të urdhërit të Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, si edhe pas kallëzimit të bërë më datë 04.07.2017 nga bashkëshortja e tij, e cila ka deklaruar se shtetasi i mësipërm ka kryer në mënyrë të përsëritur vepra të turpshme ndaj vajzës së tij të mitur 5-vjeçare.
Gjithashtu dyshohet se 36 vjeçari, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale: “Vepra të turpshme” dhe “Dhuna në familje” parashikuar nga nenet 108/1 dhe 130/a/3 të Kodit Penal. (J.V/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2335″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]