Ervin Kulluri, antëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së ka dhënë dorëheqjen nga çdo funskion në këtë parti dhe nga të gjitha angazhimet në politikë.
Shkak për këtë është bërë sipas tij gjendja në të cilën ndodhet PD-ja, pasi opozita po shkon drejt një vetëasgjesimi.
Po ashtu ai vijon më tej duke thënë se në PD nuk ka më shpresë dhe se ai zgjedh më mirë tërheqjen sesa konformizmin.
REAGIMI I KULLURIT:
Te dashur miq dhe dashamires! Sidomos ju me te cilet kam punuar sidomos keto 4 vite ne opozite per fitoren e PD dhe te djathtes, per nje qeverisje me te mire. Ju falenderoj per mbeshtetjen e luajalitetin sidomos demokratet e Tepelenes me te cilet punuam per riorganizimin e PD ne vitin 2014 dhe ata te Selenices nga viti 2015 e ne vazhdim.
Po ashtu ndjej nje mirenjohje te thelle per ata gazetare qe megjithe presionin e qeverise por fatkeqesisht edhe nga brenda PD-se per te mbyllur studiot, me kane ftuar dhe mbeshtetur per 4 vite rresht te thoja te vertetat sic i mendoja.
Nga dita e sotme bej me dije vendimin tim per tu terhequr nga politika ne kushtet e qeverisjes me te keqe ne 27 vite dhe nje opozite qe po shkon drejt veteasgjesimit. Ne nje situate te paprecedente, nderkohe kam patur kenaqesine te bashkepunoje me nje grup te madh njerezish me kurajo brenda PD, per te mos lejuar kete farse te shemtuar qe po ndodh.
Duke qene se nuk ma lejon morali te konformohem por dhe duke mos pare shprese se gjerat mund te ndryshojne e shoh me te udhes te terhiqem ne jeten private. Ju falenderoj dhe njehere.
(E.K/SHUPLAKA)