15:55 | 06/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

E skualifikuan nga gara për kreun e PD-së, ish-kandidati s’e lë me kaq. Kërkon sqarime

14:56 | 05/07/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
E skualifikuan nga gara për kreun e PD-së, ish-kandidati s’e lë me kaq. Kërkon sqarime

Erion Piciri është një nga kandidatët e PD-së që u përjashtua nga gara për të marrë kreun në zgjedhjet e 22 Qershorit.

Po mesa duket Piciri nuk ka qenë fare dakord me vendimin e marrë nga mbledhja e Kryesisë.

Fillimisht ai pakënaqësinë e shprehu në rrjetet sociale, ku hodhi poshtë pretendimin se shkarkimi i tij ishte bërë pasi nuk kishte kartë anëtarësie.

“REFUZIM KANDIDATURE (Bie kandidatura, vazhdon lufta). Grupi i Bashës refuzoi kandidaturën time për kryetar të Partise Demokratike. Argumenti ishte se nuk jam antar partie. E vërteta është se jam antar i PD-se prej vitit 2003.

Vetem ne regjimet autoritar-korruptive u mohohen njerezve te drejtat politike, te drejtat per te kandiduar, per t’i paraqitur antaresise platforma modernizuese te partive dhe vendit ne teresi. E trishte por dhe motivuese per te vazhduar perpjekjet tona, per te kaluar Shqiperine nga kultura e kazermes tek kultura e garave demokratike”, shkruante pas skualifikimit Piciri.

Po mesa duket ish-kandidati nuk e ka lënë me kaq, ai sot ka vendosur që t’i drejtohet me një letër PD-së ku kërkon sqarime në lidhje me skualifikimin e tij.

“Privatisht jam njohur nga disa anëtarë të kryesisë së PD se refuzimi im është bazuar në mungesën e presupozuar të anëtarësisë. Ju bëj me dije se jam anëtar i PD-së prej 14 vitesh, nga data 2 tetor 2003. Në cilësinë e anëtarit, e kam pasur emrin në listë dhe kam votuar për garën për kryetar partie të PD-së në vitin 2013, tek shkolla 11 Janari në kryeqytet.

Anëtarësinë e kam përmendur edhe tek rezumeja bashkëngjitur kërkesës për kryetar të PD-së dhe e gjeni të fotokopjuar bashkëngjitur kësaj kërkese. Megjithëse unë besoj se çdo parti e madhe dhe serioze si PD, i ka të dhënat e anëtarësisë”, thotë Piciri në kërkesën drejtuar PD-së, të cilën e ka publikuar sot syri.net.

“Në rastin tim vërtetimi ka qenë lehtësisht i verifikueshëm se kam pasur bashkëpunim në nivelin më të lartë të lidershipit të partisë. Vetë kryetari i partisë ka pasur një fotokopje të dëshmisë time të anëtarësisë të dërguar me email, më datë 24 prill 2015.

Në të njëjtën kohë aktiviteti im ka qenë i njohur brenda partisë. Në katër vitet e fundit jam përfshirë në dy fushatat parlamentare të PD-së: në Berat (2013) si këshilltar fushate dhe në Tiranë (2017) si pjesë e listës për deputet. Në këto katër vitet e fundit që kam jetuar në Shqipëri, kam këshilluar në periudha të ndryshme kryetarin e Partisë Demokratike dhe kam trajnuar tek selia e partisë (nëntor 2014- mars 2015) mbi 300 aktivistë partie nga i gjithë vendi për çështjet e lidershipit politik dhe fushatave elektorale”, ka vijuar më tej ai.

(E.K/SHUPLAKA)

Pas

Amadeu dhe Lumturija s’janë asgjë përpara batutës së Arditit në sy të tyre (VIDEO)

Para

“Kujdes se do të hajë gjarpri”, këngëtarja shqiptare rrezikon paksa. Komentuesit në merak (FOTOT)

Para
“Kujdes se do të hajë gjarpri”, këngëtarja shqiptare rrezikon paksa. Komentuesit në merak (FOTOT)

"Kujdes se do të hajë gjarpri", këngëtarja shqiptare rrezikon paksa. Komentuesit në merak (FOTOT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Operacioni ‘Ura’/ Kapet në Belgjikë dhe ekstradohet në Itali shqiptari i kërkuar i Antimafias së Barit! Anëtar i grupit të drogës së ‘Visit të Pojës’

Izraeli nuk ndal sulmet në Gaza as për Bajram, raportohet për 20 të vrarë

Marrëveshja bërthamore SHBA-Rusi në rrezik, zyrtari i lartë rus: marrëdhëniet aktuale nuk premtojnë vazhdim të akordit

Sezoni veror/ Fundjava me diell sjell fluks të lartë pushuesish në bregdet, trafik i rënduar në aksin Milot-Lezhë! Shumica e mjeteve me targa të Kosovës

Transportonte ilegalisht emigrantët nga Palestina, arrestohet 37-vjeçari në Elbasan (EMRI)

Operacion kundër abuzimit seksual me fëmijë, Interpol arreston 20 persona

Franca e vendosur për njohjen e shtetit te Palestinës: Hapi i radhës

Rusia rikthen “Oreshnikun” shkatërrues, topa zjarri shfaqen në qiellin mbi Kazakistan

DVP Vlorë/Finalizohet operacioni policor “Secret Flat”, goditet një rast i shfrytëzimit të prostitucionit me shtetase të huaja.

Sherri me Trump, Musk: Është koha për një parti të re politike në Amerikë!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.