07:53 | 21/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Mësuesit ngelin pa paga, reagon Karabina: Shkak manifestimet e ngjyrimeve politike

15:37 | 05/07/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ministria e Arsimit: Kush janë 6 zyrtarët dhe mësuesit që kanë ushtruar presion tek nxënësit dhe kolegët e tyre

Edhe pse data shënon 5 Korrik mësuesit në të gjithë vendin ende nuk kanë marrë pagat e muajit të kaluar.

Lidhur me këtë situatë ka reaguar ministrja teknike e Arsimit dhe Sportit, Mirela Karabina, e cila është shprehur se shkak për bllokimin e pagave është bërë burokracia e administratës. 

Ajo sqaron se veprimtaria e MAS është e bllokuar si pasojë e vonesës së miratimit të kërkesës zyrtare për emërimin e Nëpunësit Autorizues, kërkesë e përcjellë për miratim në datën 16 Qershor 2017. 

Deklarata e plotë e Ministres së Arsimit:
Në detyrën e Titullarit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dëshiroj të bëj publike një çështje të rëndësishme siç është kryerja e pagave të punonjësve të administratës shtetërore të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. 

Në mënyrë të qëllimshme, institucioni është i bllokuar si pasojë e vonesës së miratimit të kërkesës zyrtare për emërimin e Nëpunësit Autorizues, kërkesë e përcjellë për miratim në datën 16 Qershor 2017. 

Pavarësisht informimit të të gjithë instancave të larta shtetërore, të cilat janë përgjegjëse për zhbllokimin e situatës, kjo problematikë absurde po vijon të mbetet e njëjtë. 

Burokracia e administratës dhe manifestimet e ngjyrimeve politike nuk duhet të prekë pagat e punonjësve të administratës shtetërore.
 
Bëj një apel institucional për angazhimin e të gjithë aktorëve të ngarkuar nga ligji, për të dhënë zgjidhjen e menjëhershme të problemit të krijuar artificialisht. 

Si Ministër i Arsimit dhe Sportit distancohem nga apatia e krijuar mes Departamentit të Administratës Publike dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave që nuk sjell zgjidhje. 

Garantoj zbatueshmërinë e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave kushtuese të institucionit që unë drejtoj. 

Etiketa: karabinaministrjaMirela Karabina
Pas

Në Tiranë zbarkojnë makinat luksoze, Rama i lumtur po qytetarët do vuajnë paralizimin e trafikut

Para

Blendi Klosi dhe Fadil Nasufi tërbohen pas fitores, rrëmbejnë mikrofonin dhe “s’ka më bukur se Berati”

Para
Blendi Klosi dhe Fadil Nasufi tërbohen pas fitores, rrëmbejnë mikrofonin dhe “s’ka më bukur se Berati”

Blendi Klosi dhe Fadil Nasufi tërbohen pas fitores, rrëmbejnë mikrofonin dhe “s’ka më bukur se Berati”

Discussion about this post

 



Të Fundit

Nxjerrja e bujqësisë nga agonia, sfidat dhe zgjidhjet e nevojshme për sektorin

Dy vjet nën masat e BE-së: Sa humbi Kosova?

Ballkani duhet të përshpejtojë transformimin dixhital për zhvillim të qëndrueshëm

Trump i kërkon udhëheqësit të Senatit të anulojë pushimet verore për të konfirmuar kandidatët e tij

Bien të ardhurat nga turizmi, pavarësisht rritjes së numrit të vizitorëve

Ministria e Shëndetësisë: Uria ka vrarë 86 banorë të Gazës, përfshirë 76 fëmijë, që nga tetori i vitit 2023

“Qytetet që po përfitojnë nga lufta”Rindërtimi industrial në Francë, Gjermani dhe Poloni falë kërkesës për armatime

Sasi rekord kokaine në kufirin bullgar/ 206 kg drogë në furgon me targa belge, përfshihet edhe një diplomat

Tërmet i fuqishëm 7.4 ballë pranë brigjeve të Kamçatkës në Lindjen e Largët ruse! Lëshohet alarmi për cunami

Përmbytet anija turistike në Vietnam, 38 viktima mes tyre edhe fëmijë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.