Kandidati në garë për postin ekryetarit të Partisë Demokratike, Eduart Selami, i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili, ka folur për modelin e kreut aktual të forcës së tij politike.
Sipas Selamit, Lulzim Basha është thjesht një variant i zbutur i Sali Berishës.
Sepse për mendimin tim, një tokë e pluguar keq është më mirë se një tokë e papluguar. Ta privonte veten e tij edhe nga një kandidim, por nuk e bëri këtë. Po gabon si politikan i ri, por është zgjedhje e tij.
“Unë garën nuk e kam thjesht me zotin Basha. Edhe garat e pabarabarta mund të fitohen. Unë mendoj se forca e fushatës time është pikërisht modeli që unë po ofroj.
Përsa i përket Berishës, ai është tërhequr, është një person në funksionet e një deputeti të thjeshtë. Ne kemi një raport bashkëpunimi, ne i përkasim një partie.
Basha, është i njëjti variant, thjesht me nuance të vogla. Berisha ka një model, Basha imiton një model që nuk e ka. Mendimi im është se është pamundësi e zotit Basha për të kapërcyer Berishën. Nuk duhet fajësuar Berisha për këtë. Por modeli i tij duhet kapërcyer nga Basha, gjë që ai nuk e bëri. Unë mendoj se zoti Basha është një variant i zbutur i tij..”, tha Selami.